Bruksel, filloi takimi për target ndërmjet Kosovëd dhe Serbisë

Në Bruksel ka filluar sot takimi i parë i grupit punues për targa ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këtë e ka konfirmuar përmes një prononcimi edhe i dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak, duke thënë se pret që në një periudhë prej gjashtë muajsh të ketë një propozim konkret, shkruan REL, transmeton Portalb.mk.

“Sot në mëngjes në Bruksel mirëprita delegacionet e ekspertëve për takimin e parë të grupeve punuese për targat, siç ishim pajtuar më 30 shtator. Grupi i kryesuar nga këshilltarët e mi do të takohet rregullisht. Besoj se ata do të prezantojnë gjetjet konkrete brenda gjashtë muajsh.” shkroi Lajçak në njoftimin e tij.

Vendimi për të formuar grupin punues për targat ishte rezultat i takimeve së fundi që ekipet negociuese patën në Bruksel me të dërguarin e Posaçëm për dialog, Lajçak, në kohën kur kishin shpërthyer tensionet për shkak të vendosjes së masave të reciprocitetit. Atëherë u gjet një zgjidhje e përkohshme për të mbuluar me letër ngjitëse pjesët e targave ku janë simbolet shtetërore dhe që kjo të vlejë për të dyja vendet.

Kosova tërhoqi pastaj njësitë speciale të policisë nga pikat e kalimeve kufitare, ndërsa serbët hoqën bllokadat nga rrugët.

Por, pas kësaj ishte thënë se ajo është vetëm një zgjidhje e përkohshme dhe ndërkohë grupet punuese të palëve, me ndihmën e ekspertëve të BE-së, do të takohen për të gjetur një zgjidhje të përhershme.

Ndryshe, dialogu për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.

LEXO: BE: Nesër takohet grupi punues për targat

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button