Mbretëria e Bashkuar do të investojë 90 miliardë funta deri në vitin 2030 për ndryshimet klimatike

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të martën e ka zbardhur strategjinë historike për zero grimca të gazrave të dëmshme, e cila konstaton se Mbretëria e Bashkuar do të sigurojë 440.000 vende pune të paguara mirë dhe investime prej 90 miliardë funta deri në vitin 2030. Ky do të jetë kontributi i saj drejt arritjes së zero grimcave deri në vitin 2050, a e cila është e plotësuar me masa për transicion drejt ardhmërisë së gjelbër dhe të qëndrueshme, informojnë nga Ambasada e Britanisë në Maqedoninë e Veriut.

Mbretëria e Bashkuar është ekonomia e parë më e madhe në botë që ka marrë për obligim që me ligj të realizojë zero grimca deri në vitin 2050 dhe është nikoqir i samitit historik të Kombeve të Bashkuara për klimën COP 26.

“Tani kur jemi në prag të samitit të madh klimatik COP26, Strategjia e Mbretërisë së Bashkuar për zero grimca jep shembull për vendet tjera për rikonstruim të gjelbër në luftën të cilën e udhëheqim drejt arritjes zero gazra”, është porosia e ambasadores britanike në Shkup, Rejçel Gallovej.

Strategjia e Kombeve të Bashkuara përfshinë 350 milionë funta shtesë nga përkushtimi i i tyre deri në 1 miliard funta për mbështetje të elektrifikimit të automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar dhe zinxhirët e tyre për furnizim dhe 620 milionë funta shtesë për grante dhe infrastrukturë për automjete elektrike, veçmas për pika të veçanta për lagje banesore, me plane për kyçje të mijëra automjeteve dhe furgonëve me zero grimca të gazrave të dëmshme në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar punon edhe në fillimin e komercializimit të karburantit të qëndrueshëm të aviacionit (SAF) të bërë nga materialet e qëndrueshme siç janë mbeturinat e përditshme nga amvisëritë, gazrat e tymit nga industria, karbonit të emetuar në atmosferë dhe tepricës së energjisë, të cilat proodhojnë mbi 70% më pak grimca të karbonit nga karburanti tradicional për avionë, në bazë të ciklit jetësor.

“Ambicia jonë është të mundësojmë shpërndarjen e 10% të SAF deri në vitin 2030 dhe do të mbështesim industrinë e Mbretërisë së Bashkuar me 180 milion funta financim për të mbështetur zhvillimin e impianteve të SAF në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në kumtesën e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.

Në funksion të zvogëlimit të gazrave të dëmshëm në atmosferë është edhe Skema për Mbështetje të të ardhurave nga industria dhe hidrogjeni prej 140 milionë funta për të përshpejtuar kapjen e karbonit industrial dhe hidrogjenit, duke kapërcyer hendekun midis kostove të energjisë industriale nga gazi dhe hidrogjeni dhe duke ndihmuar nisjen e projekteve të gjelbra nga hidrogjeni.

“Dy grupime për kapje të karbonit – Grupi Hynet në veriperëndim të Anglisë dhe Uellsin Verior dhe Grupi i Bregut Lindor në Teesside dhe Humber – do t’i vënë zonat tona industriale në pararojë të kësaj teknologjie në 2020-tat dhe do të rigjallërojnë industritë në Detin e Veriut – mbështetur me 1 miliard funta nga Qeveria”, thuhet në kumtesë.

Kontribut shtesë i Mbretërisë së Bashkuar janë edhe 500 milionë funta plotësuese për projektet e inovacionit për të zhvilluar teknologjitë e gjelbra të së ardhmes, duke e çuar fondin total në të paktën 1.5 miliardë funta për kërkime dhe inovacione për zero neto.

Në Mbretërinë e Bashkuar investohen edhe 3.9 miliardë funta për financime të reja për dekarbonizimin e ngrohjes dhe ndërtesave, duke përfshirë Skemën e re tre-vjeçare për Azhurnim të Bojlerëve prej 450 milion funta, kështu që shtëpitë dhe ndërtesat të jenë më të ngrohta, më të lira për tu ngrohur dhe më të pastra për t’u përdorur.

Një masë tjetër e rëndësishme është edhe nxitja me 124 milionë funta për Fondin “Natyra për Klimën”, që do të ndihmojë në përmbushjen e përkushtimit të tyre për të rivendosur afërsisht 280,000 hektarë të torfës në Angli deri në vitin 2050 dhe trefishimin e krijimit të pyjeve në Angli për të përmbushur angazhimet e tyre për të krijuar të paktën 30,000 hektarë pyje në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar deri në fund të mandatit të këtij parlamenti.

Njëkohësisht, Mbretëria e Bashkuar do të ndajë edhe 120 milionë funta për zhvillimin e projekteve bërthamore përmes Fondit të Ardhshëm për Mundësim Bërthamor. Financimi i këtillë mund të mbështetë rrugëtimin tonë për të dekarbonizuar sistemin elektrik të MB-së 15 vjet më herët se 2050,2035.

“Duke u bazuar në Planin prej 10 Pikësh të kryeministrit, sot Strategjia për zero neto përcakton një plan gjithëpërfshirës të gjerë ekonomik për atë se si bizneset britanike dhe konsumatorët do të përkrahen në bërjen e tranzicionit drejt energjisë së pastër dhe teknologjisë së gjelbër – duke ulur varësinë e Britanisë nga lëndët djegëse fosile duke investuar në energji të qëndrueshme dhe të pastër në MB, duke zvogëluar rrezikun e çmimeve të larta dhe të paqëndrueshme në të ardhmen dhe duke përforcuar sigurinë tonë energjetike”, thuhet në kumtesë.

Përveç për strategjinë e Mbretërisë së Bashkuar për arritjet në zero grimca të gazrave të dëmshme, ambasadorja Rejçel Gallovej tha se Mbretëria e Bashkuar do t’i mbështet institucionet e Maqedonisë së Veriut për zhvillim të Strategjisë Nacionale për Energji dhe Planin për zbatimin e saj, e cila do ta caktojë rrugën nacionale për transicion drejt energjisë së gjelbër.

“Do të vazhdojmë që të punojmë së bashku drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjen e tranzicionit drejt prodhimit të energjisë së gjelbër”, tha ambasadorja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button