Testi PCR nuk është kancerogjen pas sterilizimit me oksid etileni

Oksidi i etilenit është një gaz që përdoret shpesh për t’i sterilizuar pajisjet mjekësore. Gjithashtu përdoret edhe për të sterilizuar erëzat dhe kozmetikën. Oksidi i etilenit nuk është pjesë përbërëse, pra nuk është element nga i cili përbëhet testi PCR. Ekspertët mjekësorë theksojnë se gazi përdoret në procesin e sterilizimit dhe nuk ndikon tek i njëjti, siç do të ndikonte, për shembull, nxehtësia ose avulli gjatë procesit të sterilizimit, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin me një mesazh tmerrues po bëhet tentativë që prindërit e fëmijëve të shkollave fillore të mos japin pëlqim që fëmijët e tyre t’i nënshtrohen skriningut për Kovid-19, siç paralajmëroi Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, e që ka për qëllim zbulimin e bartësve asimptomatikë të koronavirusit në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet me prani fizike.

Në postim thuhet:

Refuzoni testimin për Kovid të fëmijëve tuaj. Kovidi është mashtrim. Në majë të testit ka OE (oksid etileni, kancerogjen). Në asnjë mënyrë.

Por, kjo është një dezinformatë. Oksidi i etilenit është një gaz që përdoret shpesh për t’i sterilizuar pajisjet mjekësore. Gjithashtu përdoret edhe për të sterilizuar erëzat dhe kozmetikën. Edhe pse Agjencia e ushqimit dhe barnave në SHBA e ka cilësuar si kancerogjen, kjo gjë vlen vetëm në rastet e ekspozimit afatgjatë ndaj oksidit të etilenit. Ekspertët thonë se për sterilizimin e testit PCR ky gaz përdoren në sasi shumë të vogla dhe nuk paraqet rrezik për kancer, pra nuk është kancerogjen.

Oksidi i etilenit nuk është pjesë përbërëse, pra nuk është element nga i cili përbëhet testi PCR. Doktor Aleksandar Eduards, profesor i teksnologjisë biomjekësore pranë univerzitetit Riding në Angli, për „Аssociated Press“ deklaroi se gazi përdoret në procesin e sterilizimit dhe nuk ndikon tek i njëjti, siç do të ndikonte, për shembull, nxehtësia ose avulli gjatë procesit të sterilizimit.

Nuk do të ndikojë në kurrëfarë mënyre në çastin kur do e hapni testin, thotë Eduards.

Agjencia amerikane e ushqimit dhe barnave ka standarde rigoroze sa i përket përdorimit të oksidit te etilenit për qëllime mjekësore, pas vërtetimit se gazi shkakton kancer në rast të ekspozimit afatgjatë ndaj tij. Kompanitë amerikane të cilat e përdorin këtë gaz mbikëqyren nga inspektorë të Agjencisë së ushqimit dhe barnave të SHBA. Ekspertët thonë se nuk ka arsye për shqetësim  se gazi do mbetet tek testet për Kovidin.

Nuk është diçka që do mbeteshte tek produktishtoi Eduards.

Oksidi i etilenit është zhvilluar në shekullin e 19, por si stabilizator kimik në mjekësi ka filluar të përdoret në vitin 1950. Procesi përfshin ekspozimin e produktit mjekësor, për shembull shtupës, ndaj gazit, pastaj ajo shtupë ajroset në ajër për disa orë me qëllim që të eliminohen çfarë do mbetjesh të mundshme të oksidit te etilenit, thonë nga Qendra amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve.

Deri në momentin kur shtupa për marrjen e strishios është e ajrosur dhe e gatshme për paketim, në të nuk ka aspak oksid etileni, thotë profesori në Univerzitetin në Miçigen, Stjuart Baterman.

Oksidi i etilenit i shkatërron viruset, bakteret dhe kërpudhat kur ndërvepron me ADN-në e mikrobeve. Që gazi të jetë i rrezikshëm për njerëzit, ata do duhej të ekspozohen ndaj përqendrimeve të larta të oksidit të etilenit për një kohë të gjatë, në vend të përdorimit të herëpashershëm të një shtupe për të marrë strishio nga hunda ose fyti, shtoi ai.

Raportimet më të shumta për rrezik nga kanceri janë për personat të cilët punojnë ose jetojnë në afërsi të fabrikave ku ky gaz përdoret dhe ku ka emitime të sasive të mëdha të tij.

Një studim nga viti 2016 që i hulumtonte efektet e oksidit të etilenit tek shtupat për marrjen e strishiove, nxorri në pah se 3 javë pas sterilizimit sasia e gazit është aq e vogël sa nuk mund të matet.

Për shkak të fakteve të lartëpërmendura, vlerësojmë se nuk është e vërtetë se testi PCR është kancerogjen sepse është sterilizuar me oksid etileni.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button