Deponia “Rusino” ende helmon Gostivarin, banorët kërkojnë selektim të mbeturinave (FOTO)

Në rreth 10 kilometra nga qendra e Gostivarit gjendet një nga deponitë më të mëdha në Maqedoninë e Veriut. Ekipi i Portalb.mk dhe Meta.mk një ditë tetori me shi u nis drejt deponisë “Rusino” dhe brenda një kohe të shkurtër arriti të regjistrojë skena tronditëse. Përveç dhjetëra qenve dhe një gruaje me disa fëmijë, në këtë vend nuk mund të gjenim një person të vetëm përgjegjës i cili kujdeset për atë se kush hyn dhe del nga deponia, shkruan Portalb.mk.

Në deponinë “Rusino” çdokush mund të hyjë lirshëm, dhe kjo rezulton me hedhjen e gjitha llojeve të mbeturinave dhe djegien e plehrave nga qytetarët e papërgjegjshëm. Ndër mbeturinat e ndryshme, aty gjetëm mbetje mjekësore të paketuara në kuti kartoni dhe të përziera me pjesën tjetër të mbeturinave. Për shkak të rreshjeve të shiut, sasi të mëdha të ujit të ndotur me lëngun e kullimit të mbeturinave po derdheshin nga deponia, ndërsa nëpër deponi ishin të shpërndara eshtra dhe mbetje të kafshëve.

Rrëqethjen që ne e përjetuam nga gjendja e deponisë “Rusino”, për banorët e Gostivarit është përditshmëri.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

“Të gjithë e dimë se duam të thithim ajër të pastër. Kjo neve na është pamundësuar me këtë deponi. Pra, kishte periudha që për shkak të protestave të banorëve, pak u ndal. Sidoqoftë, ne nuk mund t’i hapnim dritaret në shtëpi në disa periudha. Unë jetoj në skajin tjetër, në dalje të qytetit dhe dritaret nuk mund të hapen.” tha Goran Trpeski, të cilin e takuam në qendër të Gostivarit.

Një banor tjetër, i cili kërkoi të mbetet anonim, na tha se deponia “Rusino” është një problem shumë i vjetër që duhej zgjidhur duke e zhvendosur atë në një vend tjetër.

“Jashtë Komunës së Gostivarit, përse bash në Gostivar?” pyeti njëri nga banorët lidhur me vendndodhjen e ardhshme të deponisë “Rusino”.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Sikurse deponitë e tjera komunale në vend, “Rusino” nuk ka A-leje ekologjike të integruar të lëshuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe mund të thuhet se deri më tani ka punuar ilegalisht, pa përmbushur standardet ligjore për një lokacion të tillë. Ka dhjetëra deponi të tilla komunale në të gjithë Maqedoninë, por problemi me “Rusino”-n është se është deponi rajonale ku deponohen mbeturinat nga nëntë komunat në rajonin e Pollogut.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Qeveria e RMV-së tashmë ka siguruar 1,9 milionë franga zvicerane për krijimin e një sistemi të ri të vetë-qëndrueshëm për menaxhim të mbeturinave komunale në rajonin e Pollogut, me të cilat “Rusino” tashmë ka zbatuar masa të shpejta për rehabilitimin e deponisë. Në terren është ndërtuar rrugë e re e asfaltuar, është instaluar peshore për të matur sasinë e mbeturinave që hynë në deponi dhe rampë me objekt të përkohshëm për akomodimin e personave përgjegjës, si dhe është ndërtuar sistem me kanale, puse për ri qarkullim të kullimit nga deponia, si dhe ka pas ndërhyrje të tjera ndërtimore për mbrojtjen e tokës.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Tani më është krijuar Ndërmarrja Publike Rajonale për menaxhimin e integruar të mbeturinave në rajonin e Pollogut “NPP Rusino/Pollog”, e cila në të ardhmen duhet të menaxhojë deponinë. Aktualisht po zhvillohet procedura për kompletimin e stafit.

“Për momentin, ndërmarrja ende nuk është funksionale sepse, për shkak të dispozitave të Kodit Zgjedhor, nuk është në gjendje të bëjë kompletimin e stafit. Gjegjësisht, gjatë zgjedhjeve, pra nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të ciklit zgjedhor, në institucionet shtetërore, përfshirë ndërmarrjet publike, ndalohen punësimet. Nga dita e përfundimit të zgjedhjeve, punësimet e nevojshme do të realizohen në një periudhë të shkurtër kohore, dhe kompania do të jetë funksionale.” u përgjigjën nga Qendra për Zhvillim e Rajonit Planor të Pollogut.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor shpjegon se në fillim në këtë ndërmarrje të përbashkët publike do të punësohen punonjësit nga kompanitë ekzistuese të shërbimeve nga Tetova, Gostivari dhe Mavrovë e Rostushë.

Ata shtojnë se me fonde shtesë të pakthyeshme nga Zvicra, në vlerë prej 6 milionë franga zvicerane, deponitë ilegale në rajonin e Pollogut do të pastrohen dhe do të ndërtohet impiant për kompostim të mbeturinave organike. Fondet zvicerane do të përdoren edhe për një fushatë për të rritur vetëdijen publike të qytetarëve në lidhje me menaxhimin e mbeturinave. Paralelisht, Ministria e Financave ka paraqitur kërkesë për hua prej 17.370.614 eurove që do të përdoret për ndërtimin e deponisë së re rajonale “Rusino 2”, si dhe për blerjen e kamionëve dhe kontejnerëve që do të mundësojnë grumbullimin dhe përzgjedhjen e plotë të mbeturinave në të gjitha komunat e Pollogut.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Për këtë qëllim, tashmë është përgatitur Plani i ri rajonal për menaxhim të mbetjeve deri në vitin 2029, si dhe një studim fizibiliteti dhe dokumentacion teknik për standardizimin dhe sistematizimin e punëve gjatë menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut.

Megjithatë, siç e pamë nga terreni gjatë vizitës sonë në Gostivar, jo të gjithë qytetarët, por edhe pushteti lokal janë të kënaqur me mbindërtimin e rajonale “Rusino” në lokacionin ekzistues.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se ata kanë rënë dakord me autoritetet qendrore që në deponinë “Rusino” të zbatohen masa përmirësuese që do ta kthejnë atë në një deponi të koordinuar, të kontrolluar për një periudhë pesëvjeçare.

Komuna e Gostivarit, foto: Portalb.mk
Komuna e Gostivarit, foto: Portalb.mk

Pas pesë vjetësh, ajo duhet të mbyllet, ndërsa ndërkohë duhet të kërkohet një pozicion për lokacion më të përshtatshëm për ndërtimin e një deponie të gjelbër siç janë ato në vendet evropiane dhe sigurisht Ministria e Mjedisit Jetësore dhe komunat e Pollogut po punojnë në atë drejtim

“Pozicioni ynë ishte mbyllja e deponisë, por brenda pesë vjetësh derisa të zgjidhet çështja e deponisë së re, ajo duhet të transformohet në një deponi të re me standarde.” tha Zudi Xhelili, përgjegjës për ekologji dhe këshilltar i kryetarit të Gostivarit.

Ai shtoi se për momentin “Rusino” ka vetëm një ekskavator, me të cilin NKP “Komunale” nga Gostivari i nivelon mbeturinat dhe i mbulon me tokë, derisa ndërmarrja publike rajonale e krijuar rishtazi të marrë përsipër këto detyrime.

Xhelili pohoi se kapaciteti i deponisë “Rusino” është stërmbushur, se në fakt se kjo deponi nuk do të mund të pranojë mbeturina nga i gjithë rajoni.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Kundrejt kësaj, nga nisma civile „Environmental Youth Organization“ (EYO) thanë se ata si OJQ nuk e mbështesin zhvendosjen e deponisë “Rusino” në një komunë tjetër, por përkrahin rikonstruimin dhe ndërtimin e saj në një vend më periferik në Gostivar, që do të përmbushë standardet evropiane.

“EYO do të kishte sugjeruar një plan në të cilin do ti jepeshte prioritet klasifikimit dhe reciklimit të mbeturinave, sepse për të menaxhuar problemin me mbeturinat nevoitet punë dhe investim i vogël kapital që të arrihet fillimisht caku i klasifikimit të mbeturinave në disa cikle dhe pastaj krijimi i fabrikave për trajtim dhe ripërdorim të të njejtave mbetje.” thanë nga EYO.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Përndryshe, gjendja e mjerueshme e deponisë “Rusino” nuk është unike në vend. Edhe rezistenca e autoriteteve lokale dhe qytetarëve për të ndërtuar deponi rajonale në komunën e tyre nuk është përjashtim.

Në Maqedoni, për 17 vjet nuk mund të ndërtohet asnjë deponi rajonale sipas standardeve të BE -së, në të cilën përqindja më e madhe e mbeturinave të krijuara do të përzgjidhej dhe riciklohej, kompostohej ose digjej. Përveç në komunën Gostivar, rezistencë e ngjashme ndaj projekteve të tilla mjedisore në periudhën e kaluar është shfaqur në komunat e Debarcës, Rosomanit, Sveti Nikollës, gjegjësisht në vendbanimet e pothuajse të gjitha rajoneve të tjera planore ku duhej të ndërtoheshin deponi të tilla rajonale.

Deponia "Rusino", foto: Portalb.mk
Deponia “Rusino”, foto: Portalb.mk

Për shkak të kësaj, në vend që mbeturinat të sillen në një vend, që të përzgjidhen dhe trajtohen në mënyrë që të mos hidhen, ndërsa mbeturinat që do të duhet të hidhen të vendosen në vend të përshtatshëm në mënyrë që të mos ndotin dheun, ujin dhe ajrin. Sot në Maqedoni, ka dhjetëra deponi ku mjedisi jetësor vazhdimisht ndotet, pa asnjë kontroll se kush hedh çfarë në këto vende, si dhe ku përfundon shkarkimi i mbeturinave që dekompozohen në natyrë.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button