MPB sekuestroi 50 kg marihuanë në rrugën Prilep-Manastir, destinacioni përfundimtar ishte Greqia (Foto)

Në rrugën Prilep-Manastir policia dje pengoi një transport ndërkombëtar të marijuanës, informuan nga Ministris e Punëve të Brendshme, përcjellë Portalb.mk.

Në automobil janë gjetur 50 kilogramë drogë, me prejardhje nga Shqipëria dhe destinacioni përfundimtar i së cilës ishte Greqia. Vlera është rreth 200.000 euro.

“Në rrugën Prilep-Manastir, policia rrugore ndaloi një automjet pasagjerësh“ Peugeot karavan ”, me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.J (31) nga Shkupi dhe gjatë kontrollit u konstatua se personi nuk posedon leje vozitjeje dhe automjeti nuk ishte teknikisht në rregull, kurse pas krerjes së kontrollit, u gjetën dy çanta udhëtimi me 9 pako të mëdha marihuanë, në një sasi të përgjithshme prej 50 kilogramësh”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

M.J. u arrestua, kurse për rasti është njoftuar dhe prokuroria publike e Prilepit tashmë po vepron . Siç informoi Ministria, është duke u përcaktuar përfshirja e mundshme në transportin e drogës edhe të personave të tjerë.

Aksion të ngjashëm kishte edhe javën e kaluar. Më 13 tetor, MPB informoi se kishte prerë një kanal ndërkombëtar për transportin e mbi 67.5 kilogramëve marijuanë, e cila gjithashtu ishte me vinte nga Shqipëria dhe do të transportohej në Greqi. Droga ishte zbuluar në afërsi të pikës kufitare “Bogorodicë”, dhe vlera e asaj sasie është llogaritur në 200.000 euro. Në aksion atëherë u arrestuan gjashtë persona: katër shtetas të Shqipërisë dhe dy të Maqedonisë së Veriut.

Një nga rastet më të mëdha të prerjes së një kanali për transport droge që ishte regjistruar në periudhën e kaluar, ishte në prill të këtij viti kur 200 kilogram marihuanë u kapën në rrugën Prilep-Rosoman, dhe gjashtë persona u arrestuan, përfshirë një komandant policie nga Prilepi. Në aksion dhe hetim, përveç Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ishte përfshirë edhe Agjencia amerikane e antidrogës (DEA).

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button