Shekerinska në takimin e NATO-s me prani fizike për herë të parë që nga fillimi i pandemisë

Ministrja për mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot dhe nesër në selinë e Aleancës në Bruksel do të marrë pjesë në takimet e Këshillit të Atlantikut të Veriut të NATO -s, të organizuara me prezencë fizike për herë të parë pas anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë, transmeton Portalb.mk.

Shekerinska dhe ministrat e mbrojtjes të aleancës do të marrin vendime në sesionet e Këshillit të Atlantikut të Veriut që do të forcojnë sigurinë dhe mbrojtjen kolektive të Aleancës, ndërsa do të diskutojnë një numër çështjesh, përfshirë sfidat gjeostrategjike të Aleancës, situatën në Afganistan dhe bashkëpunimin me BE-në dhe partnerët me të cilët Aleanca dhe vendet anëtare ndajnë vlera të përbashkëta, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Në Bruksel, Shekerinska do të takohet edhe me drejtorin e Shërbimit evropian për veprim të jashtëm, Stefano Sannino.

Delegacioni nga Ministria e Mbrojtjes, në selinë e NATO-s do të takohet edhe me përfaqësues nga NATO-ja – agjencitë për prokurim, ku do të diskutojnë krijimin e komunikimit të drejtpërdrejtë, të vazhdueshëm dhe efikas midis Qendrës për mbështetjen e kompanive në Ministri dhe dy agjencive të NATO-s me qëllim efikasitetin më të madh në mbështetjen e kompanive vendase për të marrë pjesë në prokurimet e NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button