Nesër do të mbahet konferencë rajonale mbi tolerancën ndër-religjioze në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Komiteti shqiptar i Helsinkit do të organizojë nesër një konferencë rajonale “Rethinking Religious Tolerance among Western Balkans Partners”. Kjo konferencë do të mbahet në kuadër të iniciativë “Toward a Greater Intercultural, Interfaith and Interreligious Cooperation in Western Balkans”, transmeton Portalb.mk.

Në këtë konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, partnerë të shoqërisë civile në rajon, përfaqësues të akademisë, si dhe përfaqësues të mediave si një faktor kryesor në kontributin në promovimin e paqes, sigurisë dhe ngritjen e tolerancës reciproke fetare. Pjesëmarrësit do të diskutojnë rreth pikëpamjeve dhe opinioneve mbi situatën dhe nivelin e respektimit të lirisë fetare dhe dialogut ndërkulturor, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndërreligjioz midis vendeve të rajonit.

Përmes kësaj konference, KShH synon të kontribuojë në promovimin e paqes përmes dialogut ndërfetar në Ballkanin Perëndimor duke shkëmbyer jo vetëm opinione dhe përvoja mes pjesëmarrësve përfaqësues të religjioneve të ndryshme, por edhe duke dhënë mesazhe dhe rekomandime mbi temat e diskutuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button