Zaev bëri thirrje për unifikim: Jemi të vetëdijshëm se nuk ka më tolerancë për përsëritje e gabimeve të njëjta

Qytetarët na kanë drejtuar kritikë të qartë, vërejtje, do të thosha edhe dënim… Nuk kemi çfarë të themi përpos falënderojmë, e pranuar, veprojmë. Jo nga mandati tjetër, por nga ky moment. Këtë e ka treguar lideri i LSDM, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Këtë e tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas mossuksesit zgjedhor të koalicionit të tij në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajt të dielën më 17 tetor.

“Jemi të vetëdijshëm edhe unë personalisht edhe partia se më shumë s’ka tolerancë për përsëritjen e gabimeve të njëjta. Ne jemi partia që i dëgjon njerëzit, dhe nuk shkel mbi to. LSDM mëson, ndryshohet dhe i përmirëson gabimet e veta që të sigurojë përparim të shpejtë në shtet dhe jetë më të mirë të shtetit. Ky është opsion politik demokratik i hapur e cila korrigjohet dhe ndryshohet pas kritikës. LSDM prej të hënën ka hyrë në proces të ridefinimit dhe avancimit të kanaleve për interaksion dhe komunikim me qytetarët”, tha Zaev.

Lideri i LSDM-së bëri thirrje edhe për unifikim.

“Dua të kërkoj prej ju të jepni shanse për vendin dhe shoqërinë që të lëvizin drejt ardhmërisë, në vend se të kthehen drejt ardhmërisë. Kërkojë që të bashkohemi dhe të unifikohemi rreth kësaj qëllimit tonë të përbashkët. Në emër të gjithçka që kemi arritur dëshiroj të dërgoj porosi për veprim të përbashkët sepse ekziston rrezik që vendi të kthehet prapa, në pasiguri dhe krizë. Bëj thirrje që të unifikohemi dhe të vazhdojmë përpara”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button