Nuk është e vërtetë që mjekët nga Singapori konfirmuan se Covid-19 është bakter dhe trajtohet me aspirinë

Postimi që shpërndahet në Facebook manipulon publikun se në Singapor është kryer autopsi e një pacienti të vdekur nga Covid-19 dhe u arrit në përfundimin se nuk bëhet fjalë për virus, por për një bakter. Bëhet fjalë për postim që u shpërnda në vende të tjera, në të cilin pretendohet se mjekët e Singaporit gjoja zbuluan koagulimin intravaskular që trajtohet me antibiotikë. Pretendime të tilla janë mohuar prej kohësh nga Ministria e Shëndetësisë në Singapor, e cila ka thënë se nuk është kryer autopsi, as nuk rekomandon protokolle të tjera për trajtimin e pacientëve me Covid-19, shkruan Vërtetmatësi.

Postimi në Facebook, i cili mori një numër të madh shpërndarjesh brenda pak ditësh, e çorienton publikun se Covid-19 është mashtrim global. Në postim pretendohet se mjekët e Singaporit bënë autopsi te një pacient i vdekur, dhe arritën në përfundimin se nuk bëhet fjalë për virus, por një bakter i thjeshtë, i cili, kur ekspozohet ndaj rrezatimit, shkakton mpiksje gjaku. Për këtë arsye, Ministria e Shëndetësisë në Singapor ndryshoi menjëherë protokollet e trajtimit, dhe për ta bërë postimin më bindës, si burim është përmendur ministria lokale.

Singapori u bë vendi i parë në botë që bëri një autopsi të trupit me C # O # VI # D-19. Pas hulumtimit të plotë, u zbulua se C # o # v # i # d-19 nuk ekziston si virus, por si një bakter që është ekspozuar ndaj rrezatimit dhe shkakton vdekjen e njeriut nga mpiksjet e gjakut. Pasi mjekët hapën dhe ekzaminuan me kujdes krahët, këmbët dhe pjesët e tjera të trupit, ata vunë re se enët e gjakut janë zgjeruar dhe janë mbushur me mpiksje gjaku, të cilat penguan rrjedhjen e gjakut dhe gjithashtu reduktuan rrjedhën e oksigjenit në trup, duke shkaktuar vdekjen e pacientit. Me të mësuar për këtë studim, Ministria e Shëndetësisë në Singapor ndryshoi menjëherë protokollin e trajtimit për C # o # v # i # d-19 dhe u dha aspirinë pacientëve pozitivë. Ata filluan t’u japin pacientëve 100 mg aspirinë dhe Imorak. Si rezultat, pacientët filluan të shërohen dhe shëndeti i tyre filloi të përmirësohet. Ministria e Shëndetësisë në Singapor evakuoi më shumë se 14,000 pacientë brenda një dite dhe i dërgoi në shtëpithuhet në postimin në Facebook.

I njëjti postim në FB me përmbajtje identike ka qarkulluar në disa gjuhë muajt e fundit, veçanërisht në Serbinë fqinje.

 

Ministria e Shëndetësisë në Singapor në qershor të këtij viti mohoi njoftimin e tillë, duke thënë se nuk është kryer autopsi te ndonjë pacient, as nuk ndryshuan protokollet e trajtimit të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH). Ata u bënë thirrje të gjithëve që të informohen nga uebfaqja e tyre zyrtare, e cila përditësohet vazhdimisht me të dhëna.

Jemi të vetëdijshëm se po qarkullon një mesazh që Singapori ka kryer autopsi mbi një pacient me COVID-19 dhe ndryshime të supozuara në protokollet e trajtimit. Përmbajtja i atribuohet Ministrisë së Shëndetësisë – Singapor. Kjo nuk eshte e vertete. FAKTE – Singapori nuk ka kryer autopsi të tillë. Mesazhi përmban informacion të rremë në lidhje me patofiziologjinë e infeksionit COVID-19, i cili nuk shfaqet me provat aktualethuhet në njoftimin në FB të Ministrisë së Shëndetësisë së Singaporit.

 

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) prej kohësh ka konstatuar se arsyeja e Covid-19 është virusi SARS-CoV-2, jo bakteret, siç thuhet në postimin në FB që ne e recensojmë. Kjo u konfirmua nga autoritetet shëndetësore të Shteteve të BashkuaraBritanisë së Madhe, por edhe nga vende të tjera.

OBSH në protokollet e saj të trajtimit ka njoftuar se antibiotikët nuk shërojnë sëmundjen Covid-19 të shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, por mund t’u jepen pacientëve me Covid për të parandaluar infeksionet bakteriale. Këtë e thotë Ministria e Shëndetësisë në Singapor.

Aspirina nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në virusin që shkakton Covid-19. Nëse nuk ndiheni mirë, shkoni te mjeku për t’u testuar dhe trajtuar siç duhet, thuhet në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Singapor.

Drejtoresha e Organizatës Botërore të Shëndetit për përgatitjen globale të sëmundjeve infektive, Dr. Sylvie Bryan, në një video të postuar në kanalin e OBSH-së në YouTube në tetori 2020, sqaron kur antibiotikët u jepen pacientëve me Covid.

Përdorimi i antibiotikut në trajtimin e Covid-19 nuk do të ndihmojë, sepse bëhet fjalë për virus, jo bakter. Por ajo që kemi parë në disa pacientë të shtruar në spital që kanë marrë antibiotikë është parandalimi i infeksioneve bakteriale, sepse disa pacientë janë të dobët dhe të brishtë, dhe kemi frikë se përveç Covid-19 ata mund të marrin infeksion tjetër bakterialthotë Dr. Brian.

Duke përmbledhur të gjitha informacionet, mund të konkludohet se postimi i shpërndarë në Facebook është i pasaktë. Singapori nuk ka kryer autopsi të pacientëve me Covid, as nuk ka arritur në përfundimin se Covid-19 është bakter që trajtohet me aspirinë. As nuk ka ndryshuar protokollet e trajtimit për Covid-19 të rekomanduara nga OBSH. Kështu që këtë postim ne e vlerësojmë si dezinformatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button