Brenda tetorit nis vaksinimi i fëmijëve dhe doza e tretë në Shqipëri

Brenda tetorit dhe në Shqipëri do të nisë aplikimi i dozës së tretë të  vaksinës anti COVID për personat mbi 60 vjeç, ata me sëmundje të caktuara dhe grupet më të rrezikuara, raporton ABC.

Komitetit i Imunizimit dhe Vaksinimit ka rekomanduar nxjerrjen e udhëzimeve të detajuara.   Anëtarja e tij, mjekja Aida Bushati, tregon arsyet e këtij vendimi. Doza e tretë anti COVID mund të aplikohet gjashtë muaj pas së dytës ndërkohë që nuk përjashtohen as kombinimet mes vaksinave.

Para marrjes së saj mjekja Bushati sugjeron kryerjen e testit të antitrupave dhe konsultën me mjekun. Komiteti i Imunizmit ka rekomanduar gjithashtu dhe vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje shoqëruese.

Anetarja e Komitetit Aida Bushati shpjegon se dozat anti COVID nuk bien ndesh me kalendarin e vaksinave të tjera. Pas rekomandimit të Komitetit të Imunizmit dhe Vaksinimit pritet vendimi i Komitetit Teknik dhe urdhëri i ministres së Shëndetësisë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button