Mbaruan ndeshjet e 1/8 finales, këto janë çerekfinalistët e Kupës së Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan ndeshjet e 1/8 së finales, ku tri ekipet shqiptare siguruan kualifikim për në çerekfinale, derisa Renova u eliminua, transmeton Portalb.mk.

Renova ka humbur nga Shkëndija me rezultat 5:0, humbje e cila i mundësoi Shkëndijës të kualifikohet në çerekfinale. Ekipi tjetër që u kualifikua është edhe Shkupi, ekip i cili me fitoren 1:0 e mundi Tikveshin.

Struga Trim&Lum përmes penalltive 5:4 arriti të kualifikohet, pasi minutat e rregullta kishin mbaruar 1:1. Përmes penalltive u kualifikua edhe Pelisteri përball Rabotniçkit dhe Makedonija Gj.P. përball Akademija Pandevit.

Ekipi i ligës së dytë, Vardari u kualifikua përmes penalltive 4:2 në ndeshjen kundër Skopjes që mbaroi pa gola.

Bregallnica e mundi Ohrin me rezultat 4:0, ndërsa Bellasica u mund me rezultat 2:4 nga Sileksi, e cila është duke e mbrojtur titullin e Kupës së Maqedonisë së Veriut nga sezoni 2020/21.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button