Metamorfozis do të promovojë dy kanale të reja për “luftë kundër dezinformatave”

“Si më afër bashkëpunimit mes institucioneve dhe gazetarëve në luftën kundër dezinformatave?”, ky është titulli i ngjarjes që do të mbahet nesër në ZOOM ora 13, nën organizim të Fondacionit Metamorfozis, në të cilën do të promovohen dy kanale të reja në platformat WhatsApp dhe Viber, me qëllim që mediat të marrin informata në mënyrë më efikase, të saktë dhe të shpejtë, a rrjedhimisht me këtë të kenë dobi qytetarët dhe opinioni.

Njëri kanal do të jetë mes gazetarëve dhe institucioneve përkatëse për katër tema të theksuara, ku gazetarët do të parashtrojnë pyetje, ndërkaq institucionet do të japin përgjigje, ndërkaq tjetri është kanal i hapur për të gjithë të interesuarit që duan të lexojnë informata të verifikuara, apo recensione të lajmeve të rrejshme.

Dy kanalet që do të promovohen nesër janë njëra në platformën WhatsApp dhe tjera në Viber.

  1. Nëpërmjet grupeve për komunikime të shpejta tematike në WhatsApp, gazetarët do të munden më shpejtë të vijnë deri tek informatat; të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje në 4 tema:
  • Kovid-19,
  • Regjistrimi,
  • Mjedisi Jetësor,
  • Integrime.

Për të gjitha temat e lartpërmendura, nga institucionet përkatëse do të ketë person për kontakt i cili do të jetë i obliguar për: informim/përgjigje, të shpejtë, përkatëse dhe të verifikuar ndaj pyetjeve gazetareske.

  1. Për të gjithë të interesuarit – është grupi i hapur në Viber, ku plasohen informata të verifikuara “DE FAKTO”: me qëllim që të ngritët vetëdija, shpërndahen vetëm përmbajtje të verifikuara, recensione të lajmeve të rrejshme.

Moderator i ngjarjes do të jetë menaxheri i Metamorfozis në programin “Mediat për Demokraci”, Goran Rizaov, ndërkaq fjalim do të mbajnë edhe: Drejtori ekzekutiv i Metamorfozis, Bardhyl Jashari; kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Mlladen Çadikovski; kryetarja e Bordit Drejtues të Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë, Katerina Sinadinovska dhe koordinatori nacional për komunikime strategjike dhe për zbatimin e strategjisë komunikuese të Qeverisë, Marjan Zabrçanec.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button