Ka rënë numri i pacientëve, u mbyll spitali modular në Klinikën Infektive në Shkup

Nga Klinika për Sëmundjet Infektive në Qendrën Klinike në Shkup i demantojnë shkrimet e djeshme në media se është shmangur një aksident me energji elektrike për shkak të rrjedhjes së kulmit, përcjellë Portalb.mk.

“Në spitalin modular nuk ka pasur asnjë aksident, pasi as nuk nuk ka ndodhur ndonjë përmbytje në spital, as uji nuk ka qenë në kontakt me energjinë elektrike. Në një vend u paraqit një sasi e vogël e pikave të ujit, por në asnjë moment nuk ishin në kontakt me energjinë elektrike”, theksojnë nga Spitali për Sëmundjev Infektive në një letër dërguar përmes Ministrisë së Shëndetësisë.

Spitali modular është një repart infektiv ndihmës, ndërsa që nga fillimi i funksionimit të tij është hapur dhe mbyllur tri herë në përputhje me nevojat për trajtimin e pacientëve. Në një kohë në spitalin modular zhvillohej edhe vaksinimi i punonjësve shëndetësor, shpjegoi Klinika për Sëmundjet Infektive.

Në Klinikë momentalisht ka 87 pacientë, kurse kapaciteti i vetë objektit është 100 shtretër spitalorë, ndërsa spitali modular është repart infektiv ndihmës me 70 shtretër spitalorë.

“Klinika për sëmundje infektive vë në përdorim spitalin modular kur kapaciteti i Klinikës dhe spitaleve të tjera kovid në qytet është i plotë. Në periudhën e fundit, numri shtesë i vendeve të lira mundësoi mbylljen e spitalit modular. Spitali modular aktualisht po dezinfektohet dhe po kryhen procedura standarde për mirëmbajtjen e tij”, informuan nga Klinika për Sëmundje Infektive.

Për shkak të zvogëlimit të numrit të të hospitalizuarve në periudhën e kaluar, janë mbyllur edhe qendrat e tjera kovid në kuadër të Qendrës Klinike në Shkup, si dhe në të gjithë vendin, në funksion të shfrytëzimit racional të resurseve dhe të punësuarve shëndetësor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button