Dorëzimi i Raportit të progresit, ambasadori Gir: Sistemi gjyqësor në RMV nuk është i përgatitur sa duhet

Ambasadori i BE-së në Shkup Dejvid Gir dhe zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov sot prezantuan raportin e progresit të KE-së për Maqedoninë e Veriut. Euroambasadori Gir tha se BE ka konfirmuar ardhmërine e rajonit në BE dhe përkrahjen per pespektivën evropiane. Sa i përket Maqedonisë, tha ai, raporti thotë se Maqedonia vazhdon t’i përmbush kushtet për të hapur negociatat dhe autoritetet kanë dhënë zotime për rrugën evropiane. Mirëpo sidoqoftë vrulli i këtyre reforma, sidomos përpjekjet për korrupsionin duhet të vazhdojnë, që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga Qeveria dhe opozita dhe faktor të tjerë shoqëror, njofton Portalb.mk.

“Sa i përket negociatave, konfirmon se prolongimi i negociatave ka ndikim negativ në vetë kredibiletitn e BE-së. Mos zgjidhja çështjeve bilarerale, ndikon negativisht dhe se duhet t’i rrisin përpjekjet për zgjidhje. Gjithashtu duhet përpjekje më e madhe nga të gjitha partitë për zbatimin eMarrëveshjes së Prespës dhe rritje të bashkëpunimit më të madh me Bullgarinë”, tha Gir.

Sipas tij vendi ka vazhduar me punën përgatitore dhe mezi pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Çështjet fundamentale në Maqedoni kanë vazhduar për përforcimin e sundimit të ligjit dhe demokracisë. Kurse Plani aksional, sipas tij, ka progres të kufizuar.

Sa i përket punës së Parlamentit, siç u shpreh, duhet të përforcohet roli i tij. Edhe në këtë raport është nënvizuar se duhet kushtuar, vëmendje e madhe përdorimit të procedurave të shpejta, pasi duhet të ketë analizë të mirë për miratimin e ligjeve. Qeveria, sipastij, duhet të ketë fokus në ligjet ekzistuese se sa të miratoj të reja

Kurse sa i përket funksionimit të administratës publike, ai nënvizoi se vendi është përgatitur mesatarisht. Kurse sistemi gjyqësor i vendit nuk është i përgatitur sa duhet.

“Gjykatat kanë implementuar strategjinë emërimit dhe promovimit të gjyqtarëve keshilli gjyqësor e ka shfrytëzuar këtë rast. Lufta kundër  korrupsionit ka shënuar progres në investigimin e rasteve që kanë të bëjnë zyrtarët e prfilit të larte dhe PSP-së, mirëpo përsëri duhet punë. Avokati i popullit ka adresuar raste të nepotizimit”, deklaroi ambasadori Gir.

Ai nuk la pa e përmendur edhe pavarësinë e nevojshme financiare të Servisit publik të ketë dhe ngecjet për emërimin e anëtarëve të këshillave të RTMV-së dhe AShMAA-së.

Ndërkohë, zëvendës kryeministri për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, e shihet në një pikëpamje pozitive, përparimin e vendit në shumë sfera.

“Ne vazhdojmë që ti plotësojmë kushtet për hapjen e negociatave aderuese dhe autoritetet demonstrojnë këtë vullnet, e kanë mbajtë tempon dhe kanë bërë përpjekje për të dhënë rezultate të dukshme. Kemi fokus luftën kundër pandemisë. Ne kemi arritur që të jemi lartë sa i përket përgatitjes edhe pse duhet të them se në raportet operohet në dy kritere, por kjo nu ka të bëjë me fillimin e negocitave. Kemi nivel të lartë sa i përket përgatitjes së përgjithshme për fillim të negociatave”, deklaroi Dimitrov.

Edhe ai përsëriti se kjo ngecje në çështjen e fillimit të negociatave, ndikon në kredibilietitin e BE-së dhe është gjithnjë e vështirë t’i besohet BE-së.

“Ne në SÇE në këtë moment kemi bërë analizë fillestare të klasterëve, analizave komparative. Niveli i përgatitjes sa i përket klasterëve është 3.0, bile edhe më mirë në krahasim me vendet që janë në negociata. Si për shembull Serbia ka 2.6 nivelin e përgatitjes. Jo vetëm që të lavdërohemi, por kur bëhet krahasimi në përgatitjes së përgjithshme, klasteri që hapet i pari dhe mbllet i fundit ka ndikim në tërë dinamikën e negocitave”, u shpreh Dimitrov.

klasterin e tretë, sipas tij vendi ynë është në një nivel me Mali e Zi e cila e ka hapur këtë klaster dhe Serbinë e cila ka marrë rekomandim për hapjen e këtij klasteri.

Për luftën kundër korrupsionit, ai tha se paraqet një sfidë me të cilën përballen, kurse për çështjen e Servisit publik dhe administratës publike pranoi se ka akoma punë për tu bërë.

Ndryshe, Komisioni Evropian dje miratoi Pakon për Zgjerim 2021 bashkë me raportim e progresit për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe për Maqedoninë e Veriut. Në raportin që u prezantua dje pasdite në Parlamentin Evropian në Stresburg, Komisioni Evropian e kritikoi bllokadën për hapjen e bisedimeve dhe është e kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon t’i plotësojë kriteret për anëtarësim të BE-së dhe që autoritetet tregojnë orientim të qartë pro evropian

Raportin e plotë të KE-së për Maqedoninë e Veriut mund ta gjeni: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button