RMV, partitë në KShZ kanë paraqitur 15 ankesa në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) deri më tani ka marrë gjithsej 15 ankesa në lidhje me raundin e parë të zgjedhjeve lokale. Dy ankesa nga koalicioni opozitar i udhëhequr nga VMRO-DPMNE janë paraqitur për shkelje të heshtjes zgjedhore, ndërsa 13 ankesa të tjera kanë të bëjnë me procedurën e votimit dhe procedurën për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Koalicioni qeverisës i udhëhequr nga LSDM-ja paraqiti dy ankesa për votimin në dy vendvotime në komunën e Jegunovcës, si dhe nga një ankesë për votimin në komunën e Gjorçe Petrovit dhe komunën e Makedonska Kamenicës. Aleanca për Shqiptarët paraqiti nga një ankesë për një qendër votimi në Dibër dhe Shuto Orizare.

VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tyre paraqitën nga një ankesë kundër votimit në komunat Qendër, Dollnen dhe Saraj.

Deri në katër ankesa janë paraqitur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa për votimin në katër vendvotime në komunën e Gostivarit, edhe atë nga dy për vendvotime të veçanta dhe dy ankesa në lidhje me përmbledhjen e rezultateve për zgjedhjen e kryetarit dhe këshillit të komunës së Gostivarit.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor do të caktojë seancë shtesë për shqyrtimin dhe vendimin për ankesat, pas së cilës do të dihet se cilat do të jenë pasojat pas rezultateve të zgjedhjeve në këto komuna.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button