Presioni i TKZ-së: Shqipëria ndërron ngjyrat e fanellave

Federata Shqiptare e Futbollit(FSHF) ka ndërruar dizajnin e fanellave të Kombëtares Shqiptare në transfertë.

Kjo vjen si pasoje e një letre të dërguar menjëherë pas ndeshjes me Zvicrën në Lucern, ku grupimi i tifozëve “Tifozat Kuq e Zi” kishin kërkuar ndërrimin e ngjyrave në fanellat në transfertë, që atëbotë ishin “te bardha me vija te kaltërta”.

Kompania “Adidas” dhe FSHF kanë vendosur që ngjyrën e kaltërt në fanella ta ndërrojnë me të kuqe.
Ndeshja Norvegji – Shqipëri, luhet të premten mbrëma me fillim nga ora 19.00

Ja letra e plotë e cila kërkonte ndërrimin e fanellave.

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kërkon nga organet kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë.
Ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës si mysafirë ishte ndeshja e parë që u ekspozuan këto fanella, dhe si të tilla përveç logos në gjoks me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë.
Andaj, si kërkesë të tillë duhet ta shqyrtoni në kohë sa më të shpejtë duke i ndërruar ato në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi shumë shpejt do të dalin me hapat e mëtejm pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafirë.

Askush nuk mund t’i përdhos ngjyrat që na identifikojnë neve si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara.

Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë shqiptar!

Lajme të ngjashme

Back to top button