fbpx

RMV, deri të premten nxënësit do të mund të aplikojnë me punime për çmimet në vlerë deri 6 000 denarë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut deri më 22 tetor do të pranon punime nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në lidhje me kursim, për ndër të Ditës Botërore të Kursiit që shënohet më 31 tetor, transmeton Portalb.mk.

“Nxënësit e arsimit fillor mund të dërgojnë krijim letrar dhe/ose artistik për temën “Kursimi – vendim i mençur për një të ardhme më të mirë”. Për punimet më të mira të nxënësve të arsimit fillor do të ndahen total dymbëdhjetë çmime”, sqarojnë nga Banka Popullore, duke sqaruar që vlera e çmimit është 3 mijë denarë.

Tre çmime do të ndahen për poezi për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, për të cilët do të ketë edhe tret tema për vizatim; ndërkohë sasi e njëjtë e çmimeve do të jepen edhe për nxënësit e klasave nga e gjashta në të nëntën. Lista e fituesve duhet të publikohet deri më 31 tetor në faqen e Bankës dhe Ministrisë së Financave.

“Nxënësit e arsimit të mesëm mund të marrin pjesë në konkurs me dërgimin e një krijimi letrar – ese për temën “Kursimi dhe menaxhimi i financave personale në epokën moderne digjitale”. Ese-ja duhet të ketë një maksimum prej 1.800 fjalësh dhe të përmbajë pikëpamje personale për rolin e kursimit”, deklarojnë nga Banka, duke sqaruar që tre punimet më të mira do të fitojnë nga 6 mijë denarë.

Punimet mund të dorëzohen në Arkivin e Bankës Popullore ose përmes postës, por duke mos e anashkaluar edhe mundësinë në formë elektronike në adresën tvorbi@nbrm.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button