Një person ka ndërruar jetë dhe dy të lënduar nga aksidenti në rrugën Shkup – Tetovë

Në mesditën e sotme ka ndodhur një aksident në autostradën Shkup – Tetovë ku janë të përfshirë disa vetura, ndërkohë raportohet edhe për vdekje dhe lëndime të rënda, transmeton Portalb.mk.

Në aksident janë të përfshirë tri vetura dhe një mjet transportues. Si pasojë e këtij aksidenti, Policia konifrmoi për një të vdekur dhe dy të lënduar, ndërkohë pritet që Policia e SPB-Tetovë së shpejti të publikojë informatat në lidhje me aksidentin.

Si pasojë e këtij aksidenti, është krijuar kolonë e gjatë në këtë segment të rrugës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button