RMV, është shfuqizuar masa për kufizimin e numrit të mysafirëve në një tavolinë nëpër lokale dhe është rritur kapaciteti në pjesët e hapura dhe të mbyllura

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi që të shfuqizojë kufizimin e numrit maksimal të lejuar të personave në një tavolinë në lokale, restorante dhe në restorantet e hoteleve, si në ambiente të hapura ashtu edhe në pjesët e mbyllura të këtyre objekteve të hotelerisë. Gjithashtu, prej tani, plotësimi i kapacitetit të objekteve të hotelerisë në pjesën e mbyllur të objektit, si në atë të mbyllur është më së shumti deri më 50 përqind shfrytëzim të kapacitetit të objekteve, transmeton Portalb.mk.

Ky vendim është sjellë në seancën e sotme qeveritare, në pajtueshmëri me gjendjen momentale epidemiologjie në shtet dhe ka të bëjë me ndryshime dhe plotësim të protokolleve – kovid për punën e objekteve hotelerike.

Për objektet e hotelerisë për organizim të festave, ahengjeve dhe dasmave, mbeten në fuqi masat dhe protokollet aktuale.

Lehtësimi i restriksioneve për objektet e hotelerisë i paralajmëroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në fund të shtatorit, kur tha se ajo do të varet nga gjendja epidemiologjike.

Mbetet në fuqi certifikata për vaksinim si kusht për hyrje në objektet e hotelerisë që është vendosur nga 16 gushti, edhe pse Oda e pavarur e hotelerisë kërkoi që të shfuqizohen edhe ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button