Kosovë, një i vdekur dhe 17 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se sot janë regjistruar 17 raste me Covid-19, nga 2.355 teste të kryera. Në 24 orët e fundit u regjistrua një viktimë, njofton Portalb.mk.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se sot janë regjistruar 86 persona të  shëruar ndërsa 562 persona janë ende aktiv me Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit me Covid-19, prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.

Deri më tani 675.882 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij covid-19 ndërsa 832.075 persona kanë marrë dozën e parë. Ndërkaq në Kosovë është vaksinuar plotësisht 37.9 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button