Personat që kanë marrë vaksinat kineze mund të marrin dozën e tretë tre muaj pas aplikimit të dozës së dytë

Qytetarët të cilët e kanë marrë dozën e parë dhe të dytë të vaksinave të prodhuesve kinezë “Sinofarm” apo “Sinovak” do të jenë në gjendje të marrin dozën e tretë të vaksinës tre muaj pas marrjes së dozës së dytë, transmeton Portalb.mk.

Kjo erdhi në përfundim sot nga Komiteti i Imunizimit.

Doza e tretë është nga prodhuesi “Pfizer / Biontek”. Në fillim të këtij muaji, Komiteti i Imunizimit zgjeroi rekomandimin dhe në vend të kategorive të caktuara të qytetarëve, për të cilët u rekomandua, edhe njerëzit e tjerë do të jenë në gjendje të marrin dozën e tretë  përforcuese të vaksinës.

Rekomandimi fillestar ishte që të gjithë qytetarët mbi moshën 60 vjeç të merrnin dozën e tretë,  punonjësit e shëndetësisë dhe  personat me imunitet të dobët, pavarësisht nga mosha.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3.475 doza vaksine, nga të cilat 917 janë aplikuar si doza e parë, 2.509 janë rivaksinuar, ndërsa 49 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Deri më 18 tetor, gjithsej janë vaksinuar 799.762 qytetarë, 763.031 janë rivaksinuar, kurse dozën e tretë e kanë marrë 1.197 qytetar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button