RMV, 27 afganë të tjerë me qëndrim të përkohshëm u larguan nga vendi (Video)

Sot në mëngjes, një grup tetër prej 27 afganëve që po qëndronin përkohësisht në venidin tonë u larguan nga Aeroporti i Shkupit për në Dublin, Republika e Irlandës, si vendbanimi i tyre i përhershëm, njofton Portalb.mk.

Këto janë qytetarë që punuan për institucionet demokratike dhe organizatat joqeveritare ndërkombëtare në Afganistan, të cilët ishin nën kërcënimin e regjimit të ri talebanë në vend. Kostot e qëndrimit në vendin tonë mbulohen plotësisht nga organizatat ndërkombëtare.

Aktualisht në vendin tonë janë 442 qytetarë afganë, gra dhe fëmijë nga familjet e punonjësve në misionet humanitare, demokratike dhe paqeruajtëse ndërkombëtare, aktivistë të të drejtave të njeriut, përkthyes, studentë dhe mbajtës të bursave.

Institucionet ofrojnë mbështetjen e nevojshme gjatë qëndrimit të tyre derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.

Ndryshe, një javë më parë, dhjetë afganë u nisën për në Francë, ku do të presin që të njihet e drejta e tyre për azil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button