RMV, sot filloi skriningu i nxënësve për zbulimin e rasteve asimptomatike me koronavirus

Sot ka filluar testimi për praninë e kovid-19 të nxënësve në 9 shkolla të mesme të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Gjat ditës do të testohen 258 nxënës të shkollave të mesme, ndërkohë përveç në Shkup testimi do të bëhet edhe në qytetet tjera si në Krivogashtani, Berovë, Vevçan, Debarcë, Demir Kapi, Dojran, Zërnovc, Konçe, Llozovë, Mogilla, Novac, Pehçevë, Nagoriçani i Vjetër dhe Qendër Zhupa.

Testimi i nxënësve kryhet në hapësirën e përcaktuar nga shkolla, ndërsa do të zgjas më pak se një minutë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, paraprakisht tha se, veç më është përgatitur metodologji në bashkëpunim me MASH-in, dihet numri, në cilat paralele, klasa edhe në fillore edhe në të mesme do të zbatohet.

“U apeloj prindërve ta pranojnë skriningun. Nuk është asgjë tragjike, merret një mostër e zakonshme prej hundës, si edhe në raste të tjera të kontrollimit. Tani gjendja epidemiologjike është e qetë, nuk kemi shumë fëmijë të shtrirë në spitalin në Kozle, 10-15 dhe në asnjë institucion tjetër. Ne e kemi me rëndësi ta dimë nëse eventualisht do të zbuloheshin rastet asimptomatike”, tha Filipçe në një ngjare për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e dhurimit të organeve në mjekimin dhe shpëtimin e jetës së njerëzve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button