Pjesë nga Raporti i KE-së: Bllokada e Bullgarisë ndikon negativisht në besueshmërinë e RMV-së dhe BE-së

Në raportin e Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut kritikohet bllokada për fillimin e negociatave, raporton Portalb.mk.

Komisioni Evropian është i kënaqur që Maqedonia e Veriut vazhdon të përmbushë kriteret për anëtarësim në BE dhe se autoritetet tregojnë orientim të qartë pro-evropian.

“Maqedonia e Veriut vazhdon të përmbushë kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe autoritetet kanë demonstruar publikisht përkushtimin e tyre të vendosur për të vazhduar në rrugën e BE -së. Vendi ka mbajtur një ritëm të qëndrueshëm dhe vendimtar në avancimin e reformave të BE-së dhe ka shtuar përpjekjet për dhënien e rezultaeve e të prekshme”, thuhet në raportin mbi përparimin e reformës për Maqedoninë e Veriut, që do të publikohet në orën 15:00 në Strasburg.

Komisioneri i Zgjerimit të BE -së Oliver Varhei do t’ua paraqesë raportin anëtarëve të Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Raporti tutje nënvizon se reformat e BE-së janë një proces afatgjatë që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga qeveria dhe opozita, si dhe nga të gjithë aktorët shoqëror.

Gjithashtu, pjesa e harmonizimit të politikës së jashtme të Maqedonisë me atë të BE-së me normë prej 96 përqind është e mirëpritur, që është një rritje prej dy pikë përqindje në krahasim me vitin 2020.

“Në mars 2020, anëtarët e Këshillit Evropian miratuan njëzëri vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Vonesat në fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit kanë pasoja negative për besueshmërinë e BE-së,” paralajmëron Komisioni Evropian.

Theksohet se çështjet dypalëshe midis Sofjes dhe Shkupit duhet që të zgjidhen në mënyrë prioritare .

“Komisioni pret dhe thekson rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë nga të gjitha anët. Në përputhje me konkluzionet e Këshillit, Komisioni vazhdon punën e nevojshme përgatitore dhe pret që Konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sapo korniza negociuese të miratohet nga Këshilli dhe para fundit të këtij viti”, kërkon Komisioni evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button