EMA po vlerëson përdorimin e vaksinës “Pfizer” te fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjeç

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se po vlerëson përdorimin e vaksinës Pfizer/Biontec kundër kovid-19 te fëmijët prej 5 vjeç deri në 11, përcjellë Portalb.mk.

EMA deklaroi se do t’i analizojë të dhënat, përfshirë rezultatet e një studimi e sipër, mbi një vaksinë e shpërdnarë nën emrin “Komiranati”. Ajo tashmë është miratuar për fëmijët mbi 12 vjeç në SHBA dhe BE.

Vaksina me dy doza, e bazuar në teknologjinë e re MRNA, prodhon një përgjigje të fortë imune tek fëmijët e moshës pesë deri në 11 vjeç, sipas një prove klinike të 2.268 pjesëmarrësve, njoftuan kompanitë muajin e kaluar.

Javën e kaluar, Pfizer/Biontek siguroi të dhëna për përdorimin te fëmijët e moshave më të ulta.

Përveç vaksinimit të fëmijëve, rregullatori dhe prodhuesit e vaksinave mendojnë për doza shtesë për grupet e prekshme dhe theksojnë nevojën për rritjen e prodhimit dhe zgjerimin e qasjes në vaksinë për sa më shumë njerëz ql është e mundur.

EMA njoftoi gjithashtu se ka miratuar dy lokacione të reja prodhimi në qytete italiane Monza dhe Anagnia.

Të dy vendet do të prodhojnë deri në 85 milionë doza shtesë për BE-në në vitin 2021, tha rregullatori. Pfizer/Biontec janë furnizuesit më të mëdhenj të Bashkimit Evropian të vaksinës kundër kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button