Presidenti Steinmeier: Gjermanët ende përgjegjës për shkak të masakrimit të hebrenjve

Presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, tha se gjermanët janë ende përgjegjës nga autorët, ndihmësit dhe mbështetësit e vrasjes së planifikuar të hebrenjve evropianë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Steinmeier mbajti një fjalim në një aktivitet të zhvilluar në 80-vjetorin e dëbimit të hebrenjve në kampet e përqendrimit.

“Ne gjermanët jemi ende përgjegjës nga autorët, ndihmësit dhe mbështetësit e masakrimit të planifikuar të hebrenjve evropianë”, tha Steinmeier.

“Ne ende e ndiejmë turpin e të qenurit të përjashtuar, të ngacmuar, të privuar nga të drejtat, të konfiskuar nga pasuritë dhe në fund të dëbuar në një udhëtim vdekjeje nga mesi i shoqërisë. Në fund vdiqën nga dobësia ose uria, ose u pushkatuan ose u përballën me gazin. Trupat e tyre u varrosën në varre masive ose u dogjën”, tha ndër të tjera presidenti gjerman.

Duke vënë theksin se antisemitizmi nuk duhet të ndodhë kurrë më në Gjermani, presidenti Steinmeier bëri vlerësimin se “Mendimi dhe veprimi antisemitik nuk duhet të qëndrojë larg reagimeve shoqërore”.

Në periudhën naziste rreth 6 milion njerëz u masakruan kryesisht në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button