fbpx

Kush duhet të marrë dozën e tretë, ndërsa kush dozën përforcuese – nga çfarë dallojnë?

Doza e tretë duhet të kuptohet si dozë shtesë për individët të cilët supozohet se nuk kanë zhvilluar përgjigje imune të plotë ose të mjaftueshme. Në krahasim me dozën shtesë, doza përforcuese është një dozë vaksine që administrohet në një hapsirë kohore më të madhe nga seria e vaksinimit primar, për të zgjatur kohëzgjatjen e mbrojtjes së fituar me vaksinimin primar, transmeton Panacea.

Dhënia e një doze të tretë kategorive të caktuara të personave me imunitet të dëmtuar duhet të jetë e ndryshme nga dhënia e të ashtuquajturës dozë përforcuese. Doza e tretë jepet për shkak të një përgjigjeje të kufizuar, domethënë më të dobët imune. Doza e tretë duhet të kuptohet si dozë shtesë për individët të cilët supozohet se nuk kanë zhvilluar përgjigje imune të plotë ose të mjaftueshme. Në krahasim me dozën shtesë, doza përforcuese është një dozë vaksine që administrohet në një hapsirë kohore më të madhe nga seria e vaksinimit primar, për të zgjatur kohëzgjatjen e mbrojtjes së fituar me vaksinimin primar.

ÇFARË DUHET TË DINË ATA ME SISTEM TË DOBËT IMUNITAR?

Në kuadër të programit të vaksinimit të sëmundjes COVID-19 dhe strategjisë së mbrojtjes së vaksinave për kategoritë më të cenueshme, në mënyrë që të parandalohen format më serioze të sëmundjes që mund të rezultojnë në pasoja afatgjata, është e rëndësishme t’i kushtohet vëmendje kategorive të caktuara të individëve me imunitet të kompromentuar. Gjegjësisht, njerëzit me gjendje të kompromentuar imunitar ose njerëzit që marrin ilaçe ose terapi imunosupresive janë në rrezik të shtuar për zhvillimin e formave të rënda të COVID-19.

Koha e dozës së tretë për secilin person me imunitet të komprometuar është vendim i mjekt specialist. Në përgjithësi, vaksinat e dhëna gjatë periudhave të imunosupresionit minimal (aty ku është e mundur) kanë më shumë gjasa të prodhojnë përgjigje më të mirë imune.

Duhet të theksohet se doza e tretë jepet në një interval minimal prej 8 javësh në lidhje me dozën e dytë, duke marrë parasysh që në kohën e vaksinimit, niveli i imunosupresionit duhet të jetë sa më i ulët. Një interval më i gjatë se minimumi midis dozave ka të ngjarë të rezultojë në një përgjigje më të mirë imune.

Sidoqoftë, shtyrja e vaksinimit kundër COVID-19 për të rritur përgjigjen imune (përfshirë vonesën e dozimit shtesë) duhet të merret parasysh në lidhje me periudhën e zgjatur të ndjeshmërisë, duke marrë parasysh faktorët e rrezikut për ekspozimin (situata epidemiologjike lokale dhe përhapja e varianteve) dhe rrezikun e infeksioitn dhe më vonë komplikime serioze të sëmundjes COVID-19.

Disa njerëz me sistem imunitar të dobësuar mund të jenë akoma të ndjeshëm pas njërës ose të dyja dozave të para të serisë kryesore, kështu që periudha e ndjeshmërisë së tyre për të marrë dozën shtesë do të rritet gjithashtu nëse intervali midis dozave rritet.

REKOMANDIME PËR VAKSINIM SHTESË KUNDËR COVID-19

Rekomandohet vaksinimi ose vaksinimi shtesë kundër koronavirusit në kategoritë e mëposhtme të popullsisë:
Përdoruesit e shtëpisë së pleqve dhe të sëmurët, të rriturit me aftësi të kufizuara. Punonjësit në institucionet që ofrojnë shërbime për të moshuarit dhe të sëmurët. Profesionistët e kujdesit shëndetësor që kujdesen drejtpërdrejt për pacientët: çdo nivel i kujdesit shëndetësor. Të gjithë personat mbi 18 vjeç që vuajnë nga sëmundjet kronike që rrisin rrezikun e formave më të rënda të COVID-19. Duke marrë parasysh specifikat e gjendjes shëndetësore, si dhe familjen dhe mjedisin e punës që mund të jenë të rëndësishme në marrjen e vendimit të vaksinimit, të gjithë personat mbi moshën 18 vjeç që kanë kaluar të paktën 6 muaj pas vaksinimit primar mund të vaksinohen pas konsultimit me mjekun. Njerëzit të cilët i janë nënshtruar COVID-19 dhe kanë filluar dhe përfunduar vaksinimin primar pas shërimit nuk kanë nevojë për një dozë të tretë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button