RMV, rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale (Infografik)

VMRO-DPMNE ka fituar 22 kryetarë komunash që në rrethin e parë, LSDM 9 dhe BDI 3. Ky është epilogu i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, njofton Portalb.mk.
Për më shumë mund ta ndiqni inforgrafikun e përgatitur nga Portalb.mk
Por kush fitoi dhe kush humbi në komunat me shumicë shqiptare?
BDI ka fituar 3 komuna që në rrethin e parë, edhe atë Sarajin, Likovën dhe Pllasnicën.
Në 13 komuna që kemi analizuar, BDI garon në rrethin e dytë, koalicioni ASH-AA garon në 7 komuna, Lëvizja BESA në 2 dhe PDSH në 1.
Përballja në rrethin e dytë:
- Në Tetovë, do të përballet Teuta Arifi nga BDI me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA;
- Në Çair, Visar Ganiu i BDI-së me Bekim Sali nga ASH-AA;
- Në Gostivar, Arben Taravari i ASH-AA do të përballet me Nevzat Bejtën e BDI-së;
- Në Strugë, Ramis Merko i BDI-së me Idri Istrevi ASH-AA;
- Në Dibër, Bekim Pocesta i ASH-AA me Hekuran Dukën e BDI-së;
- Në Kërçovë, Aleksandar Jovanovski i VMRO-DPMNE-së, me Fatmir Deharin e BDI-së;
- Në Haraçinë, Ridvan Ibraimi i BDI-së me Milikije Halimin e LSDM-së;
- Në Vrapçisht, Isen Shabani i ASH-AA me Nebi Rexhepin e BDI-së;
- Në Zhelinë, Fatmir Izairi i BDI-së me Blerim Sejdi të Lëvizjes BESA;
- Në Studeniçan, Azem Sadiku i PDSH-së me Ejup Abazin e BDI-së;
- Në Bogovinë, Besnik Emshiu i BDI-së me Albon Xhemailin e ASH-AA;
- Në Dollnen, Urim Ibeski i BDI-së me Adnan Xhaferovskin e LSDM-së;
- Në Tearcë, Nuhi Neziri i BDI-së me Nazim Taipin e ASH-së.
Rrethi i dytë mbahet më 31 tetor.
- LEXO: Kush fitoi e kush humbi në komunat me shumicë shqiptare në RMV
- LEXO: RMV, dalja e votuesve në zgjedhjet lokale është 10% më e ulët se në vitin 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 17, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve deri në orën 10, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017
- LEXO: RMV, u mbajt rrethi i parë i zgjedhjeve lokale 2021, gjithçka që ndodhi
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2017 (Infografik)
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)