Me filmin “Ferri” do të fillojë java e gjuhës italiane në Maqedoninë e Veriut

Në Kinotekën e Shkupit nesër do të shfaqet filmi “Ferri”, i cili konsiderohet filmi më i vjetër botëror i metrazhit të gjatë, transmeton Portalb.mk.

“Më 19 tetor (e martë) me fillim në ora 20:00,në programin e Kinotekës, do të shfaqet margaritari i rrallë nga arkivat e filmit, filmi i shtemët italian “Ferri” në regji të Francessco Bertolini,Adolfo Padovani dhe Giuseppe de Liguro”, njoftoi Ministria e Kulturës.

Filmi bazohet në te vepra “Komedia Hyjnore” e Dante Aligerit, i cili vlerësohet si themelues i gjuhës moderne italiane. Ambasada e Italisë në Shkup dhe Kinoteka me këtë film e hapin Javën e Gjuhës Italiane, aktivitetet që mbahen në tetor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button