RMV, 45% e qytetarëve të rritur janë vaksinuar me dy doza, deri tani janë aplikuar mbi 1,5 milion doza vaksinash

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njofton se deri me 16 tetor janë vaksinuar gjithsej 799,012 qytetarë prej të cilëve 260,317 janë vaksinuar me të dyja dozat, ndërsa 1,148 qytetarë kanë marrë dozën e tretë, njofton Portalb.mk.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se të premten dhe të shtunën janë aplikuar gjithsej 3,250 doza të vaksinës, prej të cilave 884 qytetarë morën dozën e parë, 2,257 dozën e dytë dhe 109 dozën e tretë.

“54% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës. Vaksinimi me një dozë është 47% e popullsisë së rritur, dhe me dy doza mbulon 45% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, ndërsa 35% e popullsisë në vend morën dy doza vaksine.” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në Maqedoninë e Veriut janë aplikuar gjithsej 1,560,477 doza vaksinash dhe 45% e qytetarëve të rritur në vend janë të vaksinuar me të dyja dozat.

Ndryshe, dje në vend u regjistruan 329 raste të reja me Covid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve me korona virus, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 197.091, 183.227 pacientë janë shëruar, 6.940 kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 6.924 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.342.870 testime për Covid-19.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button