Në rrethin e parë Strugën e fitoi BDI, Kërçovën VMRO-DPMNE, por do të ketë rreth të dytë

Kryetari aktual i Strugës dhe kandidati i BDI-së, Ramis Merko i ka fituar zgjedhjet në rrethin e parë, por do të duhet të përballet në rrethin e dytë me kundërkandidatin e ASH-AA, Idri Istrefi. Nga ana tjetër, në Kërçovë ka fituar me epërsi minimale kandidati i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski, ndaj kandidati të BDI-së, Fatmir Dehari, shkruan Portalb.mk.

Në Strugë, Merko ka fituar 10.956 vota ose 43.12%, ndërkaq në vendin e dytë është radhitur Istrefi me 9.241 apo 37.08%. Merko ka fituar me diferencë prej  1.715 vota.

Struga ka gjithsej 61.437 votues, ndërkaq në këto zgjedhje kanë votuar 25.409 apo 41.36%. Në këto zgjedhje ka pasur gjithashtu edhe 1.305 fletëvotime të pavlefshme.

Në Kërçovë, kandidati i VMRO-DPMNE-së ka diferencë prej vetëm 1% ndaj kandidatit të BDI-së. Gjegjësisht, Jovanovski ka marrë 8.801 votë apo 38.42%, ndërkaq Dehari 8.545 vota apo 37.30%. Ajo që ka ndodhur për herë në Komunë e Kërçovës dhe që ka ndikuar që të ketë epërsi ndaj VMRO-DPMNE-së, është se këtë herë dy shqiptarë kanë kandiduar për kryetar komune.

Gjegjësisht, në garë ka hyrë edhe Fatmir Limani, i cili ka marrë 4.527 vota, apo 19.76%, duke u radhitur në vend të tretë.

Në rrethin e dytë, më 31 tetor, në garë do të jenë vetëm Jovanovski dhe Dehari.

Kërçova ka gjithsej 50.746 votues, prej të cilëve në këto zgjedhje 22.908 kanë votuar apo 45.14%. Gjithashtu në këto zgjedhje ka pasur edhe 898 fletëvotime të pavlefshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button