Visar Ganiu me mbi 3.000 vota epërsi ndaj Bekim Sali, rreth të dytë në Çair

Kandidati i BDI-së dhe kryetari aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu e ka fituar rrethin e parë të zgjedhjeve, ndaj kundërkandidatit të tij Bekim Sali nga koalicioni ASH-AA dhe tre kandidatëve të tjerë, njofton Portalb.mk.

Ganiu mori 48.87% të votave ose 13.020, ndërkaq Sali, 36.97% ose 9.849 vota. Epërsia e Ganiut ndaj Sali është 3.171 vota.

Megjithatë, të dy kandidatët më 31 tetor do të garojnë edhe njëherë dhe ai që fiton 1 votë më shumë se tjetri shpallet kryetari i ri i komunës.

Ndryshe, Çairi ka 58.208 votues të regjistruar, prej të cilëve në këto zgjedhje votuan 26.640, apo 45.77%. Në mesin e tyre kishte edhe 1.859 fletëvotime të pavlefshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button