Ka ndërruar jetë ish sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell

Ish sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare, pas komplikimeve të korona virusit, transmeton Portalb.mk.

Powell ishte një gjeneral i shquar dhe ishte figurë kyçe në ndërtimit të invazionit të Irakut në vitin 2003 dhe ka shërbyer si kryetar i shefave të përbashkët në fillim të 1990-tës. Ai ishte vaksinuar plotësisht kundër korona virusit. Ai gjithashtu u bë këshilltari i parë me ngjyrë i sigurisë kombëtare gjatë përfundimit të presidencës së Ronald Reagan dhe kryetari i parë afro -amerikan i Shefave të Shtabit të Përbashkët nën udhëheqjen e George W Bush.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button