BDI e fitoi LSDM-në në rrethin e parë në Haraçinë

Kandidatja e LSDM-së dhe kryetarja aktuale e Haraçniës, Milikije Halimi ka humbur në rrethin e parë të zgjedhjeve ndaj kandidatit të BDI-së Ridvan Ibraimi. Të dy kandidatët do të përballen në balotazh më 31 tetor, njofton Portalb.mk.

Sipas rezultateve të KSHZ-së, Ibraimi ka fituar 44.17% të votave, Halimi 39.08%, ndërkaq kandidati i ASH-AA, Naim Sinani 14.76% të votave. Përkthyer në vota, Ibraimi ka marrë 2.286 vota, Halimi 2.023, ndërkaq Sinani 764 vota.

Të dy kandidatët fitues, të cilët vijnë nga partitë që kanë në koalicion qeveritar, në fund të muajit do kenë mundësi që t’i matin forcat.

Komuna e Haraçinës ka gjithsej 10.026 votues, ndërkaq në rrethin e parë kanë votuar 5.176 votues apo 51.63%. Në mesin e votave të numëruara ka pasur 95 fletëvotime të pavlefshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button