RMV, nesër në mesnatë do të ndryshojnë çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës do të rriten mesatarisht me 1.23 për qind, njoftoi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, përcjellë Portalb.mk.

Çmimet me pakicë i benzinës eurosuper BS-95 dhe eurosuper BS-98, si dhe eurodieselit (DE V) dhe vajit ekstra të lehtëpër amvisëri (EL-1) rriten me 1 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.249 denarë / kg dhe tani do të arrijë në 43.010 denarë / kg.

Nga nesër pas mesnate çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

  • Eurosuper BS-95 – 76.50 denarë për litër 
  • Eurosuper BS-98 – 78.50 denarë për litër 
  • Eurodizel (DE V) – 68.50 denarë për litër 
  • Vaj ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) – 68 denarë
  • Mazuti M-1 NS –  43,010 denarë për kilogram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button