Tetova në balotazh, Arifi në epërsi ndaj Kasamit me mbi 600 vota

Janë numëruar të gjitha votat në Tetovë dhe sipas tyre, Teuta Arifi udhëheq me 29.04%, në vend të dytë është Bilall Kasami me 27.37%, ndërkaq më pas vijnë Vullnet Murseli me 16.08% dhe Sadi Bexheti me 10.01%. Sipas rezultateve, në rrethin e dytë shkojnë Arifi dhe Kasami, njofton Portalb.mk.

Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, ka marrë gjithsej 11.138 vota në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ndërkaq kundërkandidati kryesor, me të cilin do të përballet në balotazh ka 642 vota më pak, gjegjësisht 10.496.

Në rrethin e dytë, gara mes tyre do të ashpërsohet, duke e pasur parasysh se partitë e kandidatëve janë partnerë koalicioni në Qeveri.

Në vitin 2017-të, LSDM-ja e përkrahu Arifin në zgjedhjet lokale, por nuk dihet nëse tani do ta përkrahë duke e pasur parasysh se edhe Besën e ka partner.

Votat e opozitës nga ana tjetër janë shumë me rëndësi, por gjithashtu ende nuk dihet nëse opozita do të preferojë të përkrahën Kasamin, i cili paraprakisht ka qenë partner i ASH-së.

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, gjatë këtyre zgjedhjeve ka marrë 6.165 vota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button