Më Mirë për Tetovën: Rezultat fantastik për ne, kemi dy këshilltarë presim të tretin (Video)

Nisma “Më Mirë për Tetovën”, sot një ditë pas zgjedhjeve përpara komunës me një aksion simbolik prej një çelësi të improvizuar iu drejtuan qytetarëve se ky është një fillim i mbarë që Tetova të merr një kahje me të cilën do të ndalet projekti i degradimit dhe nënçmimit që po bëhet me vite. Bartësi i listës, Hamdi Sulemani për Portalb.mk tha se ky është një rezultat fantastik për to, deri tani kanë dy këshilltarë me gjithsej 2842 vota, ndërsa presin të tretin pasi të numërohen të gjithë votat.

Hamdi Sulemani, bartësi i listës së nismës “Më Mirë për Tetovën” tha se Tetova votoi, vendosi, dhe fitoi, nga ku fitoi angazhimi i sinqertë për t’i zgjidhur hallet e qytetarëve dhe problemet e qytetit.

“Tetova është lodhur nga rrugët e papastra e me gropa, nga grumbujt e mbeturinave, nga qentë endacak, nga pasiguria në spital dhe kushtet mizore, nga kaosi urbanistik dhe ai në trafik, nga shkatërrimi dhe uzurpimi i hapësirave të gjelbra, kontrabandimi misterioz i planeve urbanistike si ai i Shik Jellakut për Daka Davidoviqiin, honorarët për pabarazitë që marrin rroga pa bë punë dhe vonesat 3-4 mujore të punës me djersë të punëtorëve të NPK-së. Fitoi besimi ynë se Tetova duhet të bëhet një qytet ku mund të jetojmë dhe jo të mbijetojmë. Neve na kanë votuar ata që duan ndryshimin. Ne nuk do ndërhyjmë në zgjedhjen e qytetarëve, por është e qartë se mbështetja për ne është mbështetje për ndryshim për Tetovën. Kryetarin e ri e pret shumë punë dhe llogaridhënie në 4 vitet e ardhshme.” tha Hamdi Sulemani.

This slideshow requires JavaScript.

Të pyetur nga Portalb.mk se a do të përkrahin ndonjërin prej dy kandidatëve për kryetar të komunës ose nëse kanë vija të kuqe për ndonjërin nga “Më Mirë për Tetovën” thane se atë do e lënë që qytetarët ta vendosin.

Ndryshe, dje në 80 komuna në vend qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë votuar për kryetarë dhe këshilltarë komunal. Ndërsa rezultatet përfundimtare ende nuk janë shpallur nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button