Prej 88% të votave, Arsovska udhëheq në Shkup përpara Shilegovit

Prej 88% të votave të numëruara për Qytetin e Shkupit, kandidatja Danella Arsovska e cila është mbështetur nga VMRO-DPMNE, udhëheqë përpara kandidatit të LSDM-së dhe kryetarit aktual, Petre Shilegov, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, Arsovska ka marrë deri tani 74.589 vota, ndërkaq Shilegov 70.351 vota ose në përqindje, Arsovska 37.06%, Shilegov 34.95%. 

Arsovska në këtë rast udhëheq me mbi 4.200 vota.

Më së shumti vota, Danella ka marrë në komunat Aerodrom, Butel, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Karposh dhe Kisella Vodë, ndërkaq Shilegov në Saraj, Qendër, Çair, Shuto Orizare.

Për Qytetin e Shkupit, sipas të gjitha gjasave do të ketë rreth të dytë.

Ndërkaq nga gara bien, kandidatët, Pero Georgievski, Arben Shaqiri, Ana Petrovska, Aleksandar Tortevski, Minir Kolashinac dhe Vlladimir Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button