fbpx

KSHZ-ja do t’i deklarojë në mëngjes rezultatet zyrtare të zgjedhjeve

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp me anëtarët tjerë, deklaroi se rezultate më konkrete në lidhje me atë se kush sa vota ka marrë në zgjedhjet lokale, do t’i deklarojnë nesër, ndërkaq të njëjtat vazhdimisht përpunohen dhe integrohen në ueb-faqen e KSHZ-së për rezultate, njofton Portalb.mk.

“Të dhënat mund t’i ndiqni edhe në ueb-faqe, të cilat përditësohen vazhdimisht. Numërimi shumë shpejtë tani do të shkojë. Nesër do të kemi rezultate më konkrete dhe do të caktojmë konferencë për shtyp, tani ne i presim procesverbalet e komisioneve zgjedhore komunale që t’i dorëzojnë, për atë do të mbetemi për të punuar. Në rastin e parë do të caktojmë konferencë të re për shtyp ku do të kemi rezultate më konkrete. Procedura për mbledhjen e të dhënave vazhdon dhe ashtu siç mbarojnë këshillat zgjedhor me mbledhjen e rezultateve, të njëjtat i vendosin në ueb-aplikacionin për rezultate.”, tha Dashtevski.

Ai tha se gjatë ditës së sotme kanë arritur 286 ankesa për mbrojtjen e të drejtës së votës.

“Prej tyre 217 ankesa janë pranuar, ndërkaq 19 janë refuzuar, 34 të pabazuara pas kryerjes së kontrollit është konstatuar se personat ekzistojnë në Listën Zgjedhore, 16 ankesa janë në përpunim – dorëzuesit e ankesave nuk kanë dorëzuar dokument për identifikim personal, por vetëm numër amë”, tha Dashtevski.

Au njoftoi se në 11 vendvotime ku ka pasur ndalesë të përkohshme të votimit, votimi është vazhduar për aq sa është ndaluar dhe ka mbaruar, deri në 21:55.

“Në të njëjtat vendvotime nuk ka pasur kurrfarë problemi”, shtoi Dashtevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button