Gattuso drejt Rusisë

Mesfushori italian i skuadrës zvicerane Sion, Gennaro Gattuso, do të largohet nga skuadra aktuale në fund të sezonit, për t’u transferuar në kampionatin rus.

Andrea D’Amico, agjenti i tij, i ka gjetur një zgjidhje për të zgjatur edhe një vit karrierën e tij si lojtar në Premierligën ruse. Gattuso mund të përfundojë në një nga dy skuadrat moskovite, Spartak ose Lokomotiva Moskë, që të dyja kanë shfaqur interes për mesfushorin.

Ekziston edhe një opsion për 35-vjeçarin, që mund të rikthehet te skuadra e zemrës Milan, por jo si lojtarë, por një rol drejtues, që i ka premtuar presidenti Berlusconi.

Lajme të ngjashme

Back to top button