Vaksinimi i detyrueshëm mund të shtyhet, por jo edhe të mos zbatohet

Një përqindje e vogël e prindërve që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre ligjërisht u nënshtrohen dënimeve, dmth. paguajnë gjoba për secilën vaksinë në veçanti të cilën fëmija i tyre nuk e ka marrë, dhe e cila është e detyrueshme. Këta prindër përballen edhe me një pjesë tjetër të ligjit, sipas të cilit për t’u pranuar në kopsht ose shkollë, fëmijët duhet t’i kenë pranuar të gjitha vaksinat, shkruan Vërtetëmatësi.

Shkruan: Vesna Kollovska

Në muajin e fundit, shumë prindër janë dënuar me një gjobë prej 300 eurosh, sepse nuk i kanë vaksinuar fëmijët e tyre me vaksinën MRP, e cila është e detyrueshme dhe bën pjesë në Kalendarin e imunizimit. Sektori për mbikëqyrje inspektoriale nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, bashkë me urdhëresën për dënim, paraqet një Procesverbal nga inspektimi i dokumentacionit mjekësor të fëmijës, nga ku konstaton se vaksina nuk është pranuar. Vaksina MRP jepet në moshën 13 muajsh dhe doza e dytë në moshën 6 vjeç. Si Inspektorati ashtu edhe shërbimet e vaksinimit e dinë që prindërit shpesh vonojnë me pranimin e dozes së parë dhe është bërë praktikë, veçanërisht vitet e fundit, që të pritet që fëmija të mbushë dy vjeç, pra të ecë dhe të flasë dhe pastaj ta marrë vaksinën. Deklaratat jozyrtare të bëra nga prindërit i referohen rekomandimeve gojore të pediatërve të fëmijëve të tyre për të pritur deri në dy vjet, si një masë kujdesi ndaj autizmit.

Në Shtip numri i fëmijëve të pavaksinuar nuk është shumë i madh, por ka raste të tilla. Në Shtëpinë e shëndetit “Dr. Pançe Karagjozov” në Shtip, në Shërbimin e vaksinimit për fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore në statistikat për vitin 2020 ka të dhëna se doza e parë e vaksinës është marrë nga 98.4% e fëmijëve, ndërsa për të dytën, në gjashtë vjet, kjo përqindje është më e ulët dhe është 93.5%.

Mjekët e kanë të njohur këtë qëndrim jozyrtar të pediatërve dhe prindërve. Sidoqoftë, ata theksojnë se shtyrja e vaksinimit mund të bëhet vetëm mbi bazë të një raporti zyrtar mjekësor. Vendimi për të mos vaksinuar një fëmijë merret nga Komiteti i imunizimit, dhe këtë e vendosin më shumë mjekë.

Çdo shtyrje e vaksinimit duhet të bazohet në kontrolle dhe dokumentacion mjekësor. Vlerësimi është individual dhe duhet të bazohet në opinionin e ekspertëve. Trendet globale kundër vaksinimit janë të pranishme edhe këtu dhe lidhin simptoma të caktuara të autizmit me vaksinën MRP, gjë që nuk ka bazë shkencore dhe nuk është vërtetuar asnjëherë, thotë Dr. Diana Koceva Millanova nga Shtëpia e Shëndetit në Shtip.

Si Shërbimi i vaksinimit ashtu edhe Inspektorati kanë një tolerancë të caktuar, megjithatë, pasi fëmija ti ketë mbushur dy vjet, aktivizohen gjobat. Urdhërat për gjobim nënshkruhen nga Dr. Branko Mançevski, inspektor i lartë shtetëror sanitar dhe shëndetësor nga ISHSSH – Shtip.

Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive parasheh vaksinim të detyrueshëm, ndërsa Ligji për kundravajtje gjoba për mosvaksinim. Këto janë dy ligjet mbi bazë të të cilëve veprohet sa i përket imunizimit të detyrueshëm. Ka prindër të cilët pas pranimit të urdhëresës për kundravajtje i vaksinojnë fëmijët e  tyre, ka të tillë që e paguajnë gjobën, por kemi edhe raste që përfundojnë në gjyq, tha Dr. Mançevski.

Nëse dakordohen t’i vaksinojnë fëmijët, prindërit kanë 8 ditë afat për ta paguar gjysmën e gjobës prej 300 eurosh. Nëse refuzojnë, atëherë Inspektori dorëzon kërkesë për fillimin e procedurës për kundërvajte pranë Gjykatës themelore në Shtip. Nga Gjykata informojnë se për periudhën nga viti 2020 dhe 2021 në këtë gjykatë është inicuar vetëm një procedurë për moszbatimin e vaksinimit të detyrueshëm.

Lënda u zgjidh në vitin 2020, ku të pandehurve iu shqiptua vërejtje. Pas parashtrimit të ankesës nga parashtruesi i kërkesës, u mor një vendim i shkallës së dytë me të cilin u ndryshua aktgjykimi i Gjykatës themelore Shtip dhe të pandehurit u detyruan të paguajnë një gjobë prej 50 eurosh ose në kundërvlerë me denarë 3.050 denarë, u përgjigjën

 nga Gjykata themelore në Shtip pas kërkesës për qasje të lirë në informacionin publik.

Kjo përqindje e vogël e prindërve që nuk duan të vaksinojnë fëmijët e tyre ligjërisht u nënshtrohen dënimeve, dmth. paguajnë gjoba për secilën vaksinë në veçanti të cilën fëmija i tyre nuk e ka marrë, dhe e cila është e detyrueshme. Këta prindër përballen edhe me një pjesë tjetër të ligjit, sipas të cilit për t’u pranuar në kopsht ose shkollë, fëmijët duhet t’i kenë pranuar të gjitha vaksinat.

Në „Gazetën zyrtare“ nr. 85 të datës 30 prill të vitit 2019 janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për mbajtjen e dokumentacionit dhe të dhënave pedagogjike në kopshte dhe qendrën për zhvillimin e hershëm të fëmijëve të miratuara nga  Ministria e punës dhe politikës sociale.

Për fëmijët që regjistrohen në klasën e parë në shkollat ​​fillore, në maj, për vitin e ardhshëm shkollor, në kohën e regjistrimit, prindit i kërkohet të paraqesë një çertifikatë të vaksinave të detyrueshme të pranuara për fëmijën, të lëshuar nga një institucion kompetent shëndetësor. Bëhet fjalë për  një obligim të paraparë me nenin 46 paragrafi (2) të Ligjit për arsimin fillor. Institucionet shëndetësore nuk duhet të lëshojnë çertifikata të tilla nëse fëmija nuk i ka marrë të gjitha vaksinat e detyrueshme, kumtojnë nga dy ministritë – Ministria e punës dhe politikës sociale (MPPS) dhe Ministria e arsimit dhe shkencës (MASH).

Gjoba janë paraparë si për personin juridik ashtu edhe për personin përgjegjës në rast se fëmijët pranohen në një nga institucionet arsimore pa i pranuar të gjitha vaksinat. Gjoba për personin juridik sillet nga 2.000 deri në 4.000 euro, ndërsa personi përgjegjës duhet të paguajë 30 përqind të shumës të caktuar për personin juridik.

Vaksina MRP është përmendur shumë shpesh vitet e fundit, kur grupe të caktuara kundër vaksinimit u thirrën një studim, i cili më vonë u tërhoq. Siç ka shkruar tashmë në këtë temë Меtа, „studimi i Andrew Wakefield, i botuar në 1998 në revistën mjekësore The Lancet, u financua nga një firmë ligjore që kërkonte të padiste prodhuesit e vaksinave MRP. Në vitin 2010, Wakefield humbi licencën e tij mjekësore. Një vit më vonë, The Lancet tërhoqi studimin sepse një hetim zbuloi se Wakefield kishte ndryshuar ose keqinterpretuar të dhënat e dymbëdhjetë fëmijëve që ishin baza për përfundimin e studimit të tij. Studime të shumta të mëvonshme nuk kanë gjetur lidhje midis vaksinës dhe autizmit.

Dr. Dijana Koceva Millanova thotë se qasja e mjekëve dhe pediatrëve në informimin për vaksinën MRP është shumë e rëndësishme.

Vendimtare është puna me familjen, bisedat me to. Një rol të rëndësishëm luan edhe koordinatori i vaksinimit, i cili duhet tu qaset dhe tu shpjegojë se teoritë antivaksere janë të pabazashpjegon Dr. Dijana Koceva Millanova sipas së cilës, numër më të madh të fëmijëve të pavaksinuar ka pasur në vitin 2017 dhe ky numër me kalimin e viteve po shënon një rënie të vazhdueshme.

 

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut në vitin 2014 debatoi për një nismë që kërkonte heqjen e vaksinimit të detyrueshëm. Gjykata vlerësoi se vaksinimi i rregullt jo vetëm që mbron personin që vaksinohet, por gjithashtu krijon imunitet kolektiv në mesin e popullatës, gjë që parandalon qarkullimin e agjensëve infektiv. Sipas Gjykatës, detyrimi për vaksinimin e detyrueshëm është një kufizim i lejueshëm i të drejtave themelore të personit në fjalë, duke pasur parasysh se paraqet një masë që është e nevojshme në një shtet demokratik për të mbrojtur sigurinë publike, shëndetin, të drejtat dhe liritë e të tjerëve.

Vaksinimi i detyrueshëm u gjend edhe para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, e cila vendosi se vaksinimi i detyrueshëm ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe se masat e tilla të politikave shëndetësore dhe zgjidhjet ligjore janë konsistente në interesin më të mirë të fëmijëve.

Nga Qendra e shëndetit publik u bëjnë thirrje prindërve që të vaksinojnë në kohë fëmijët dhe në këtë mënyrë t’i mbrojnë ato, sepse vaksina është e vetmja masë e sigurt dhe efektive për të parandaluar epidemitë dhe për të mbrojtur fëmijët nga komplikimet e mundshme serioze të fruthit.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button