fbpx

Zaev: Kemi fituar, por në gjithsej 36 komuna dhe Qytetin e Shkupit vazhdojmë në rrethin e dytë (VIDEO)

Kreu i LSDM-së Zoran Zaev, mbajti konferencë për mediat, në të cilën deklaroi se janë fitues në më shumë se 30 komuna përballë VMRO-DPMNE-së, kurse ciklin e dytë ai e konsideron një luftë të ashpër, përcjellë Portalb.mk.

“LSDM dhe koalicioni fitojnë ne ciklin e parë dhe kanë kryesim serioz dhe hyrje në rrethin e dytë para VMRO-së në më shumë se 30 komuna në vend. Fiton dhe udhëheq para VMRO-DPMNE-së në më shumë se 30 komuna dhe sigurisht në Qytetin e Shkupit”, u shpreh Zaev.

Më tej Zaev numëroi komunat në të cilat, siç u shpreh ai tashmë LSDM-ja ka dalë fituese qysh në rrethin e parë.

“LSDM, fiton në Strumicë,  Kriva Pallankë, Karposh, Qendër, Shuto Orizarë, Koçan, Dellçevë, Krushevë, Resnjë , Dojran, Vallandovë, Makedonska Kamenicl, Bogdancë, Berovë, Krivogashtan, Probishtip, Pehçevë Demir Kapi, Demir Hisar, Mavrovë Rostushë, Çashkë, Rosoman, Nagoriçani i Vjetës, Llozovë, Konçe, Haraçinë, Debarcë, Dollnen, Kumanovë she kuptohet në Shkup”, deklaroi Zaev.

Sipas tij, mbështetjen që kanë marrë në rrethin e parë është serioze dhe se para tyre është poashtu një luftë serioze.

“LSDM dhe koalicioni  do të hyjnë në rrethin e dytë në gjithsej 36 plus Qytetin e Shkupit, hyjmë në luft, për fitore definitive, në të gjitha komunat tjera të mbetura . Kokën lart, në fund LSDM-ja dhe koalicioni do të kenë kryetar në më shumë komuna në raport me VMRO-në dhe koalicionin e tyre”, tha kreu i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button