LSDM: Në mbi 28 komuna jemi fitues ose kemi kryesim të sigurt (VIDEO)

Sekretari i përgjithsëm i LSDM-së Lupço Nikollovski, deklaroi se partia tyre fiton në Shkup, dhe se Petre Shilegov do të jetë kryetar i ri, pasi kryeson që në rrethin e parë para Daniell Arsovskës,. Përveç Shkupit, sipas tij, LSDM kryeson në Strumicë, Kriva Pallankë, Dellçevë, Krushevë, Resnjë, Dojran Vallandovë, Bogdancë, Berovë, Krivogashtan, Koçan, Karposh, Qendër, Probishtip, përcjellë Portalb.mk

Sipas tij, LSDM, udhëheq edhe në Shuto Orizare, Demir Kapi, Demir Hisar, Mavrovë Rostushe, Makedonska Kamenicë, Çashkë, Rosoman, Novosellë, Nagoriçani i Vjetër, Llozovë dhe në nivelin e Qytetit të Shkupit

“Para VMRO-së qëndrojmë bindshëm edhe nëpër komuna tjera maqedonase, ku ose nuk ka kandidatë ose  kryesojmë para tyre, siç është Kumanova,  Dollneni, Debarca, Struga dhe shumë qytete tjera maqedonase. Përsëris se LSDM deri tani fiton ose ka kryesim të sigurt në këto mbi 28 komuna”, tha Nikollovski. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button