Nikollovski: Thamë se do të ketë probleme me “fingerpritin”, por e kërkoi VMRO-DPMNE, partia jonë fituese

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, pas mbarimit të procesit zgjedhor, në konferencë për shtyp, deklaroi se për problemet me aparatet për identifikim biometrik, gjegjësisht “fingerprint”, kanë paralajmëruar, megjithatë kjo ka qenë kërkesë e VMRO-DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

“Sot ishim dëshmitarë të sfidave për gjurmët e gishtërinjve dhe kjo ishte diçka që pritej dhe për të cilën kemi treguar në periudhën e kaluar, ky ishte kusht i VMRO-DPMNE. Ne e pranuam që zgjedhjet të jenë tërësisht kredibile dhe askush të mos i kontestojë”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se të dhënat e para garantojnë se LSDM dhe koalicioni “Komuna ime” do të korrin fitore në këto zgjedhje.

“Pasi që t’i marrim rezultatet e rrumbullakuara, do të dalim me konferencë tjetër”, tha Nikollovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button