SHGM-ja dënon sjelljen e Dashtevskit ndaj gazetarëve

Në konferencën e fundit për shtyp të organizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, kryetari i KSHZ -së, Aleksandar Dashtevski, kishte qëndrim joprofesional dhe nënçmues ndaj disa prej gazetarëve në pjesën kur po përpiqej t’u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, vlerësojnë nga Shoqata e Gazetarëve të Maqdonisë, përcjell Portalb.mk.

“Në pyetjet e gazetarëve nga ana e një gazetareje, në lidhje me njoftimin për vazhdimin e afatit të votimit pas orës 19, si dhe për njoftimin për vazhdimin e heshtjes zgjedhore nga ana e mediave, ai në vend se të përgjigjet konkretisht, pati diskutim verbal me kolegen. Përkatësisht, Dashtevski dështoi në dhënien e një përgjigjeje specifike dhe në të njëjtën kohë interesohej se nga cili televizion vjen kolegia, pas së cilës iu drejtua me fjalët: “duhet të informohesh mirë para se të bësh pyetje”, si dhe se gazetari duhet të lexojë ligjin para se të pyes”, thonë nga ShGM.

ShGM- i kujton kryetarit Dashtevski se sipas Kodit zgjedhor, neni 31, KSHZ -ja ka për obligim të informojë dhe edukojë publikun për mënyrën e votimit dhe ushtrimin e të drejtës së votës; Nga ana tjetër, gazetari ka të drejtë të shprehë opinion dhe të bëjë pyetje pa dallim se nga cila media vjen dhe nëse e njëjta pyetje i pëlqen apo jo kryetarit të KSHZ -së.

“Prandaj, kujtojmë se gazetarët dhe media luajnë  rol kyç në procesin zgjedhor, jo vetëm për mbikqyrjen e punës së institucioneve kompetente, por edhe për t’u mundësuar qytetarëve që të kenë të gjithë informacionin e nevojshëm. Për përmbushjen  e të drejtës për informim, veçanërisht në ditën e zgjedhjeve, KShZ-ja të gjitha institucionet e tjera janë të obliguara të jenë të hapura për gazetarët duke siguruar informacion në kohë dhe të plotë, në mënyrë jo selektive”, reaguan nga ShGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button