RMV, deklarata e presidentit Stevo Pendarovski pas votimit në zgjedhjet lokale

Presidenti Stevo Pendarovski, sot, në raundin e parë të zgjedhjeve lokale 2021, votoi në vendvotimin 2489, transmeton Portalb.mk.

“Sipas informacioneve të deritanishme, tashmë gjysma e ditës së zgjedhjeve në raundin e parë po zhvillohet në atmosferë përgjithësisht pozitive. Shpresoj se do të mbetet kështu deri në fund të ditës së zgjedhjeve, dhe kuptohet edhe pas orës 19:00, në periudhën kur duhet të numërojmë dhe shpallim rezultatet e zgjedhjeve lokale. Megjithatë, çdo shtet serioz duhet të mbetet i lëvizshëm deri në fund të procesit zgjedhor, kështu që unë pres që më 31 tetor, gjatë raundit të dytë, të ruajmë integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor. Faleminderit”, deklaroi Pendarovski pas votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button