fbpx

RMV, KSHZ publikoi të dhënat ku ka pasur dalje më të madhe dhe më të vogël të votuesve deri në orën 17

Deri në orën 17 kanë votuar 41,38 përqind përkatësisht 547,284 qytetarë me të drejtë vote, njoftoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, sipas të dhënave të marra nga gjithsej 2545 vendvotime në shtet, transmeton Portalb.mk.

Dalje më të madhe deri në orën 17 ka në Novac, 69,76 përqind nga votuesit e regjistruar, Vevçan 64,7, Lozovo 64,13, Dojran 62,42, Konçe 61,91, Demir Hisar 60,95, Krushevë 60,67 dhe në Makedonski Brod 60,1.

Sipas të dhënave të KSHZ, dalje më të vogël të votuesve deri në orën 17 ka pasur në Bërvenicë 24,83 përqind, Shuto Orizare 25,57, Mavrovë 27,82, Qendra Zhupë 28,07, Bogovinë 28,21, Likovë 28,28, Studeniçan 29,34, Zhelinë 29,42, Vrapçisht 29,7.

Nga komuna e Shkupit dalje më të madhe ka pasur në Karposh 42,54, Kisella Vodë 41,45, Qendër 40,42, Aerodrom 40,27, Butel 40,07, Gjorçe Petrov 39,68, Gazi Babë 37,64, Çair 34,83, Saraj 31,92 dhe Shuto Orizare 25,57.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button