RMV, Ministria e Brendshme informoi se ka pasur ndërprerje të procesit të votimit për periudhë të caktuar në dy vendvotime

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar për një sërë parregullësish që ka pasur gjatë ditës së sotme gjatë procesit të votimit, transmeton Portalb.mk.

Mes tjerash, për shkak të parregullësive që kanë ndodhur, ka ardhur deri te ndërprerja prej disa minutave të procesit të votimit në dy vendvotime.

MPB ka informuar për parregullësitë si në vijim:

  • Në SPB Shkup është denoncuar se në vendvotimin 2693/1 shkolla fillore “Bllazhe Koneski” është ndërprerë votimi në orën 13:56 deri në 14:13, pasi G.SH. zëvendësanëtari i partisë i ka dhënë dyfish fleta N.P. nga lista e këshilltarëve të Qytetit të Shkupit dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
  • Rreth orës 12:45 në SPB Shkup, T.K. kryetar i vendvotimit 2781 në shkollën fillore “Rajko Zhinzifov” ka paraqitur se L.K. ka hyrë në hapësirën me qëllim që të votoj, por pasi nuk e ka gjetur veten në listën zgjedhore u është drejtuar me ton të lartë anëtarëve të komisionit pas çka e ka fotografuar me telefon celularë vendvotimin. Kundër tij do të paraqitet denoncim adekuat.
  • Në orën 14:12 në SPB Shkup nga një përfaqësues i një këshilli zgjedhor në vendvotimin 1283/1 në rrugën M. Jordanovski në afërsi të bastores sportive është paraqitur se K.S (35) nga Ohri, gjatë votimit ka fotografuar fletën e votimit. Votimi është ndërprerë prej 14:12 deri në 14:25. Personi është dërguar në SPB Ohër.
  • Në SPB Ohër në orën 14:10 nga kryetari i këshillit zgjedhor është paraqitur se në vendvotimin 1884 në fshatin Oktisi nga Struga, K.S. (67) ka shqyer dhe ka hedhur fletëvotimin. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
  • Në orën 14:50, nëpunës policor në SPB Tetovë është shoqëruar në polici N.S. (62) nga fshati i Gostivarit Reçan, për shkak të dyshimit për pjesëmarrje në zënkë të ndërsjellë me një person tjetër në fshatin Reçan, e cila ka ndodhur në oborrin para SHF “Liria”, ku ka qenë e vendosur vendvotimi 528. Po zbardhet rasti.
  • Nëpunësit policor në SPB Tetovë – Departamenti për punë të brendshme Gostivar sot rreth orës 14:30 ka privuar nga liria 36 vjeçarin Z.A nga Gostivari, i cili dyshohet se në vendvotimin 423, ka fotografuar fletëvotimin me telefon. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button