Shitblerje e votës, u arrestuan vëzhguesi dhe komisioneri në një prej qendrave të votimit

Vëzhguesi dhe komisionieri i njërës prej qëndrave të votimit në Kosovë janë vënë nën prangat e policisë në Kosovë pasi akuzohen për shitblerje të votës, shkruan TCH.

Dy të arrestuarit, vëzhguesi dhe komisionieri nga qendra e vendvotimit në gjimnazin ‘Hamdi Berisha’, në komunën e Malishevës akuzohen për veprën penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”.

Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, dhe inkurajojnë qytetarët që të raportojnë çdo rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button