Dashtevski: Nxjerrja nga përdorimi i “fingerprintit” pa lejen e KSHZ-së është i paligjshëm (VIDEO)

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në konferencë për shtyp theksoi se disa këshilla zgjedhor, votimin po e zbatojnë pa aparatet për identifikim biometrik, gjegjësisht “fingerprint” dhe kanë vazhduar me procedurën e vjetër të votimit, pa lejen e KSHZ-së, që siç tha ai, kjo është e kundërligjshme, njofton Portalb.mk.

“Këto janë vendime të paligjshme dhe atyre personave ju sugjerojmë që të vazhdojnë me pajisjet për identifikim elektronik. Nëse nuk votohet ashtu, sipas ndryshimeve të ligjit, votimi do të shfuqizohet, a këto persona do të sanksionohen, pasi që atë e kanë bërë pa vendim të KSHZ-së”, tha Dashtevski.

Ai shtoi se megjithatë këto informata janë jozyrtare dhe se do të komunikojë me vëzhguesit për të konfirmuar nëse ka shkelje.

Sipas tij, vetëm në 6 vende, KSHZ ka lejuar që të votohet pa “fingerprint”, për arsye se janë vende ku nuk mund të kihet qasje pa vetura speciale për terren.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button